• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ivica Daçiç: Jemi të gatshëm për zgjidhje të përhershme me Kosovën, por jo pavarësi

by Java News
07/01/2018 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbinë këtë vit e presin bisedime të vështira për zgjidhje e përhershme me Kosovën, ka thënë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç. Këtë qëndrim ai e tha “duke pasur parasysh se duhet të ruajmë interesat shtetërore dhe nacionale në kushte kur ka presione të mëdha” për “ngadalësim të rrugës sonë evropiane.

Në një intervistë për të përditshmen serbe “Blic”, Daçiç tha se, fatkeqësisht, “e tërë historia na kushtëzohet me Kosovën dhe gjithmonë është një luftë kur hapen kapituj”, transmeton Koha.net.Fuqitë e mëdha perëndimore ministri serb nuk i cilëson mike, por partnerë, por nuk beson se është e pamundur që me ta të gjendet një interes i përbashkët.

Sipas fjalëve të tij, Serbia duhet të bashkëpunojë me të gjithë, por, thotë se ekziston dallim i madh në raport me miqtë dhe me ata që gjithmonë klasifikohen në grupin e miqve të Kosovës.

I pyetur se pse kjo është e çuditshme, sepse qëndrimi i tyre [shteteve mike të Kosovës], e në veçanti ai i SHBA-së, nuk është i panjohur, Daçiç thekson se për këtë arsye nuk mund të thotë se janë miq, por as edhe armiq.

“Për herë të parë në histori ndodh që këto vende të mos kenë interesa të përbashkëta me popullin serb gjë që është e çuditshme”, thotë ai.

Daçiç thotë se është i nevojshëm të gjendet ai interes i përbashkët, sepse, sipas tij, nëse nuk respektohen interesat serbe, nuk do të ketë as zgjidhje të përhershme për Kosovën.

“Nëse dikush mendon se do të pajtohemi për një veprim të njëanshëm i cili veçse është arritur, mendoj se këto janë pritje krejtësisht joreale”, shprehet ai.Daçiç mendon se mes serbëve dhe shqiptarëve duhet gjendur kompromisi.

Ai shton se “ne jemi të gatshëm për këtë, por nuk jemi të gatshëm që dikush të pret nga ne të pranojmë atë që është arritur njëanshëm, siç është pavarësia e vetëshpallur e Kosovës dhe Metohisë”.“Në shkurt bëhen 10 vjet nga shpallja e atij akti të njëanshëm. E çka ka ndodh me atë pavarësi të Kosovës? A ia kanë dalë të arrijnë diçka me të? As kanë arritur e as do arrijnë. Mes tjerash, edhe duke iu falënderuar miqve tanë”, thotë Daçiç.

Sipas tij, është joreale të pritet që në fund të këtij viti të pritet zgjidhja e çështjes së Kosovës.

“Kush e ka përmendur 2018-shin si pikë kthese? Këto janë përralla”, tha ai, duke shtuar se mendon që as qytetarët e Kosovës nuk u besojnë më qeveritarëve atje.Prishtinës i ka bërë ftesë t’i thërret mendjes dhe e ka porositur:

“Kuptojeni se nuk ka zgjidhje pa marrëveshje me Beogradin, ndaj të cilit askush nuk mund të bëjë presion, që të pajtohet me një zgjidhje e cila nuk përkon me interesat serbe. Nëse mendojnë ndryshe, ata nuk e njohin popullin serb”, theksoi Daçiç, transmeton Koha.net.

I pyetur se cili është propozimi serb i zgjidhjes së problemit me Kosovën, Daçiç ka thënë se dialogun e brendshëm për Kosovën e ka nisur presidenti serb Aleksandar Vuçiq, dhe se mendimi i tij personal është se duhet gjetur një zgjidhje praktike e cila do të eliminonte konfliktin mes dy popujve.“Nuk e di, por duhet gjetur. Nëse jemi të pajtimit, nuk ka aspak rëndësi se kush nga organet shtetërore e formalizon atë”, ka përfunduar Daçiç, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Mahrezi i Leicester zëvendëson Coutinhon te Liverpooli

Mahrezi i Leicester zëvendëson Coutinhon te Liverpooli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

March 4, 2026
Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

March 4, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Rama: Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar

March 4, 2026
Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

March 4, 2026
Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

March 4, 2026
Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

March 4, 2026
Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll i drejton gishtin Presidentit Trump: Mos luaj ruletën ruse me jetët e miliona njerëzve!

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In