I habitshëm protokolli serb dhe ekzaltimi i Daçiç, që i duket vetja këngëtar. Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç ka përsëritur një tjetër performancë para miqve të rëndësishëm në Beograd.
Në darkën zyrtare të shtruar për nder të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin ministri serb këndoi të famshmen “Kalinka”, këngën tradicionale të kënduar nga “Ushtria e Kuqe”.
Daçiç ka pritur me këngë edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama kur në 2014-ën shefi i diplomacisë serbe i kishte kënduar “O sole mio”.
Me këngë, Daçiç priti edhe Recep Tayyip Erdoganin kur ky i fundit vizitoi Beogradin.