Lideri i Iniciativës Qytetare Serbia, Drejtësia dhe Demokracia, Oliver Ivanovic, ka thënë se qeveria serbe duhet të propozoj në model për zgjidhjen e çështjes së Kosovës pasi sipas tij, kjo është përgjigja më e mirë ndaj presioneve që lidhen me hapjen e kapitullit 35 në procesin e anëtarësimit ë Serbisë në BE.
Ivanovic ka thënë se modeli i Qipros do të thotë pranimi i Serbisë, kur të vijë koha, bashkë me Kosovën në BE. Sipas tij, territori i Kosovës nuk do t’i nënshtrohet legjislacionit evropian në një marrëveshje përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës dhe për të përmbushur standardet që BE-ja kërkon në lidhje me Kosovën.
Ai ka deklaruar për Radio Kontakt Plus se Serbia do të mund të arrijë standardet e BE-së shumë shpejt, por ka frikë se të paktën 10 vite do të marrë kohë çështja e pazgjidhur e Kosovës nga Serbia.
“Unë mendoj se shqiptarët e Kosovës në një pikë do të fillojnë të mendojnë se pavarësia e tyre është e zbrazët, të cilën Serbia nuk do ta njohë dhe për këtë arsye nuk kanë përkrahjen e shumicë në botë. Nga e gjithë kjo mund të thuhet se gjërat mund të përmirësohen vetëm kur të gjejnë gjuhë të përbashkët për t’u dakorduar me Serbinë për integrim në BE “, tha Ivanovic. Ai deklaroi se nuk ka asnjë dyshim se vendet që e kanë njohur Kosovën do të kërkojnë hapjen e kapitullit 35 të ushtrojë presion shtesë mbi Serbinë.









