• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ivanoviç jep idenë e tij: “Model qipriot” për Kosovën

by Java News
16/08/2017 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kufizimi ndërmjet serbëve e shqiptarëve në Kosovë vetëm në hartë do të dukej mirë, ka deklaruar politikani serb nga veriu i Kosovës Oliver Ivanoviq në një intervistë për DË dhe për zgjidhje ai propozon “modelin qipriot”.

Sipas fjalëve të tij, kufizimi do të thotë se Serbia e njeh atë pjesë të Kosovës në të cilën gjendet çdo gjë që është e rëndësishme për identitetin serb dhe kjo do të ishte vetëm njëra nga “zgjidhjet e lehta”.”Këto janë zgjidhje që njerëzit i bëjnë duke shikuar hartën, duke bërë vija me laps të zi e duke harruar se pas kësaj fshihen viktimat dhe vuajtjet e disa njerëzve. Mendoj se Serbia nuk guxon t’ia lejojë vetes shkeljen e Kushtetutës së vet ashtu që njëanshëm ta njohë pjesën jugore të Kosovës.

Me këtë “zgjidhje të lehtë” veriu do t’i takonte Serbisë në mënyrë që të mos i humbasim të gjitha. Këto janë qasje të thjeshtësuara. E vlerësoj Ivica Daçiqin, mendoj se është politikan me përvojë e i mençur, por në këtë rast ai po shkon drejt zgjedhjes që vetëm në hartë duket e mirë”, ka vlerësuar për b92 Ivanoviq.

Ai është i bindur se për Kosovën do të përsëritet “modeli qipriot” sepse, sipas tij, situata është shumë e ngjashme. Ai thotë se kjo është zgjidhja më e mirë pasi gjendja aktuale nuk është përfundimtare dhe e tillë nuk do të jetë përderisa të mos e pranojë Serbia.

“Mund të bisedojmë në Bruksel edhe 15 ose 20 vjet, por asgjë nuk do të zgjidhet sepse askush nuk do lëshojë pe nga pozicionet e veta bazike” .

Nga ana tjetër, sipas Ivanoviqit, shqiptarët e Kosovës janë në “turbulencë politike” e cila do të zgjasë së paku dhjetë vjet, përkatësisht edhe dy cikle zgjedhorë. Nga ana tjetër kemi bashkësinë ndërkombëtare, e cila aktualisht ka shumë çështje të tjera ndaj dhe nuk mendon se çështja e Kosovës duhet të kthehet në tavolinë deri në momentin që të mos shihet paralajmërimi i një zgjidhjeje tjetër. (b.an)

Next Post
Kosova rrezikon 78-milionëshin nga BE-ja

Kosova rrezikon 78-milionëshin nga BE-ja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

20°C në “tokën e akullt”, shteti nordik kalon Krishtlindjen më të nxehtë në histori, shfaqen mushkonjat për herë të parë

20°C në “tokën e akullt”, shteti nordik kalon Krishtlindjen më të nxehtë në histori, shfaqen mushkonjat për herë të parë

December 30, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autoritarizmi ynë i Majtë si etnopopulizëm!

December 30, 2025
Korçë/ Përplaset nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorit. Ja gjendja e tij shëndetësore

Korçë/ Përplaset nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorit. Ja gjendja e tij shëndetësore

December 30, 2025
Fundviti, dollia me PS, Rama: Mirënjohje për familjen tonë të madhe!

Fundviti, dollia me PS, Rama: Mirënjohje për familjen tonë të madhe!

December 30, 2025
Skandali në “Grande Fratello”/ Kërkonte favore për të marrë pjesë në program, moderatori nën hetim për dhunë s*ksuale dhe..

Skandali në “Grande Fratello”/ Kërkonte favore për të marrë pjesë në program, moderatori nën hetim për dhunë s*ksuale dhe..

December 30, 2025
VIDEO-Shkrumbohet shtëpia në Prizren, humb jetën 1-vjeçari! Dëshmitarët: Tre fëmijët e tjerë i shpëtuam! Thyem derën por..

VIDEO-Shkrumbohet shtëpia në Prizren, humb jetën 1-vjeçari! Dëshmitarët: Tre fëmijët e tjerë i shpëtuam! Thyem derën por..

December 30, 2025
“Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe”/ Mesazhe provokuese në Beograd, kopjojnë sloganin e Trump

Beogradi, kështjella e euroskepticizmit në Ballkan

December 30, 2025
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Projekti evropian për Maqedoninë e Veriut mund të degradojë në një narrativë iluzore

December 30, 2025
Medreseja dhe Fresku, dy destinacionet e fundit të Ronald Bejkos/ Kandidati prezanton planin e tij për Tiranën te qytetarët

“Bilanci politik i Berishës, katastrofal”/ Bejko: Që pas ’97-ës PD nuk ka qenë kurrë kaq dobët

December 30, 2025
Vepron pa mëshirë/ 20-vjeçari sulmon 5 persona me levë hekuri, nuk u lejua të futej në spital! Dyshohet se..

Vepron pa mëshirë/ 20-vjeçari sulmon 5 persona me levë hekuri, nuk u lejua të futej në spital! Dyshohet se..

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com