Policia e kryeqytetit ka zhvilluar një operacion në një argjendari në Tiranës, ku është zbuluar një Roleks i vjedhur, si dhe një armë zjarri, e cila është zbuluar në banesën e pronarit të argjendarisë.
Sipas raportimeve, Ora Roleks është e një rëndësie të veçantë, pasi dyshohet se ajo i është vjedhur njërit prej kryetarëve të bashkive të Francës disa vite më parë, ndërsa personi që administron argjendarinë në fjalë, e shiste atë në dyqanin e tij.
Ende nuk dihet nëse pronari i dyqanit është vënë në pranga, pasi policia ende nuk ka sjellë një njoftim për ngjarjen./m.j