Familja e Riza Tafës është futur në banesën e re, pasi shtëpia që kishin u rrënua pas tërmetit të 21 shtatorit. Kryeministri Edi Rama ka qenë së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në banesën e re të falmijes Tafa, në Zall-Herr të Tiranës.
Rama uroi familjen për shtëpinë e re, ndërkohë që bashkë me vajzat e familjes Tafa ngriti gotat për të bërë gëzuar.
“Ne duam që si kjo familje, të gjithë familjet që humbën banesën e tyre individuale nga tërmeti i madh, të hyjnë në shtëpi të re, më të mirë se ajo që kishin, brenda këtij viti në të gjitha zonat jashtë qytetit. Ne bëjmë çfarë themi dhe themi çfarë bëjmë. Ne do të bëjmë çmos” tha Rama.
Pas sistemimit të banorëve të prekur në shtëpinë e reja apo në kontenier, do të fillojë mbledhja e çadrave që u shpërndanë. “Ndërkohë do të fillojë procesi i mbledhjes së çadra për të qenë në inventar, pasi nuk i dihet kur vjen fatkeqësia e radhës“, tha kryebashkiaku Veliaj.
g.kosovari