Tragjedia e familjes Lala në Kënetë të Durrësit ka prekur të madh e të vogël në Shqipëri që po ndjekin hap pas hapi çfarë po ndodh pas tërmeteve të fuqishme që goditën sot vendin, duke shkaktuar dëme të mëdha sidomos në Durrës, Tiranë e Krujë dhe një numër viktimash që rritet nga momenti në moment.
Gazetarja Klodiana Lala e cila ka ndjekur gjithçka çfarë po ndodh pranë kësaj familje ka raportuar edhe emrat e viktimave dhe personave që dyshohet se janë nën rrënoja.
Sadete Lala, është nxjerrë e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë, e moshuara.
Ilir Lala, (ishte i paralizuar prej vitesh) është nxjerrë i pajetë, ishte beqar, i biri i Sadetes.
Ramë Lala ka shenja jete, djali që komunikon herë pas here nën rrënoja, mendohet që është 17 vjeç.
Griselda Lala, motra e Ramës, mendohet 15 vjeç, e pagjetur.
Marjeta Lala, nusja e djalit e Sadetes, kunata e Ilirit, nëna e katër femijëve, e zhdukur.
Emilio Lala, djali i Marjetës, i zhdukur.
Amelia Lala, është nxjerrë e pajetë, 6 vjeçe, vajza e Marjetës.
Dionis e Dionisa Lala, binjakë nën rrënoja, fëmijët e Marjetës.
Jashtë banese kanë qenë nëna e Ramë dhe Griselda Lalës, e cila ndodhej në Tiranë tek e motra. Ka shkuar në Durrës dhe ndodhet në gjendje shoku në spital. Po kështu, bashkëshorti i Marjetës, i cili ndodhej në Itali dhe është nisur për të ardhur si dhe djali tjetër i Sadete Lalës.
Nga banesa katër katëshe e familjes Lala me origjinë nga Peshkopia, janë nxjerrë të pajetë dy persona, Sadete dhe Ilir Lala. Në këtë banesë jetonin tre kurora të së njëjtës familje.
Ndërkohë vijon operacioni për shpëtimin e Ramë Lalës 17-vjeç.
g.kosovari











