• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Iu sekuestruan 5.5 mln euro pasuri, por rezultuan dhuratë nga miliarderi suedez. Pushohet çështja për çiftin e të moshuarve nga Lezha

by Java News
20/12/2019 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Lezhës ka vendosur të pushojë ndjekjen penale për çështjen që ka të bëjë me sekuestrimin e 5.5 milionë eurove në janar të këtij viti. Vendimi është marrë 10 ditë më parë nga prokurori i çështjes, i cili pasi realizoi një sërë veprimesh hetimore, doli në konkluzionin se eurot e ardhura nga Zvicra dhe Suedia, në drejtim të një të moshuari Pjetër Voci nga Gjadri i Lezhës, nuk ishin financa të përfituara nga aktivitet kriminale.

Gjatë hetimit 12-mujor familja Voci, arriti të siguronte prova, si kontrata dhe balance financiare të disa kompanive në Zvicër dhe Suedi, që vërtetonin se këto para ishin të ligjshme. Kjo sasi e madhe në euro, vinte në Shqipëri nga miliarderi suedez Sten Aken, 78-vjeçar, dhe përfituese ishte familja Voci nga Gjadri.

Nisur nga kjo situatë, prokuroria ka tërhequr dhe sekuestron duke lënë të lira llogaritë bankare të anëtarëve të familjes Voci në Lezhë. Me vendim gjykate në janar 2019, familjes Voci i janë vendosur në sekuestro preventive gati 5,5 milionë euro dhe shumë apartamente të blera së fundmi nga persona dhe kompani të ndryshme.

Më datën 22 janar, prokuroria nisi procedimin penal të referuar nga policia për pastrim parash dhe më 23 janar gjykatësi Artan Hajredinaj pranoi vendosjen në sekuestro preventive të llogarive bankare të Pjetër Vocit dhe bashkëshortes së tij, dy bashkëshortë të moshuar.

Në emër të 83-vjeçarit Pjetër Vocit, suedezi Sten Ake Lindholm, ka bërë disa transferta bankare, më e madhja është 3.8 milionë euro, duke dhënë shpjegimin se është dhuratë për mikun e tij të dashur. Ka rezultuar se sapo ka marrë paratë, familja Voci ka blerë një apartament të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Edi Paloka në Shëngjin.

Po kështu ata kanë blerë disa prona edhe nga Flamur Hoxha, vëllai i ish-deputetit të PD, Bedri Hoxha në Tiranë. Tashmë pas një vit hetime, prokuroria ka vendosur të pushojë këtë çështje, pasi nuk u arrit të siguroheshin prova për akuzën e “Pastrimit të parave”. /e.s/

Next Post
Presidenti Meta në sulm: Do kërkoj hetim ndërkombëtar për ata që e mbrojnë Dvoranin

Meta publikon spotin e dytë kundër Dvoranit: Është në anglisht për të njohur edhe opinionin ndërkombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dumani, personazh që vlerësohet nga shqiptarët”/ Sondazhi i Zaloshnjes: Nëse votohet sot, PS e Rithemelimi marrin mandate në çdo qark

Nga 800 mijë të djathtë politikisht, vetëm 400 mijë votojnë për PD-në aktualisht…

January 31, 2026
“Po mbahen të fshehura 2.5 mln dokumente”, demokratët amerikanë: S’janë publikuar të gjitha dosjet e Epstein

“Po mbahen të fshehura 2.5 mln dokumente”, demokratët amerikanë: S’janë publikuar të gjitha dosjet e Epstein

January 31, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, Spiropali nga Vlora: Viti 2026 vendimtar, avancojmë me fazën e re për mbylljen e negociatave

Integrimi i Shqipërisë në BE, Spiropali nga Vlora: Viti 2026 vendimtar, avancojmë me fazën e re për mbylljen e negociatave

January 31, 2026
Tiranë, ishin dënuar për plagosje të rëndë me dashje/ Arrestohen 2 persona, policia jep detaje

Tiranë, ishin dënuar për plagosje të rëndë me dashje/ Arrestohen 2 persona, policia jep detaje

January 31, 2026
Skandali seksual në Mal të Zi/ Videot intime me ish-zyrtarin e lartë, thyen heshtjen Mirjana Pajkoviç: Prej një viti në rrezik për jetën, kërcënohesha!

Skandali seksual në Mal të Zi/ Videot intime me ish-zyrtarin e lartë, thyen heshtjen Mirjana Pajkoviç: Prej një viti në rrezik për jetën, kërcënohesha!

January 31, 2026
Rey Manaj rikthehet në Turqi, Sivasspor i ofron kontratë deri në 2031-in

Rey Manaj rikthehet në Turqi, Sivasspor i ofron kontratë deri në 2031-in

January 31, 2026
Sekretet e dosjes Epstein: Bill Gates fshihte sëmundjen e tij nga Melinda pas marrëdhënieve me vajza ruse

Sekretet e dosjes Epstein: Bill Gates fshihte sëmundjen e tij nga Melinda pas marrëdhënieve me vajza ruse

January 31, 2026
Forumi i ndryshimit të mosndryshimit

Forumi i ndryshimit të mosndryshimit

January 31, 2026
Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku i ofron dorëheqjen Kuvendit të partisë

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku i ofron dorëheqjen Kuvendit të partisë

January 31, 2026
Ambasadorja franceze: Shqipëria e shtrin hapin drej BE-së! Schieder: 2029-a, vit kyç për anëtarësimin

Ambasadorja franceze: Shqipëria e shtrin hapin drej BE-së! Schieder: 2029-a, vit kyç për anëtarësimin

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In