• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Iu refuzua ankesa për votat e diasporës, VV nuk tërhiqet: Do ta dërgojmë në Supreme

by Java News
28/10/2019 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 4639 votave të diasporës që kanë arritur pas afatit të parashikuar. Ndërsa në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thonë se pa u mbyllur kjo çështje nuk mund të dalin me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ditë më parë Gjykata Supreme vendori që të rishikohet vendimi i PZAP lidhur me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryesuesi i Sekretarit të PZAP-së, Mul Desku tha se paneli ka vendosur për refuzim të ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje si të pabazuar.
Sipas tij, Paneli mori këtë vendim në bazë të provave dhe rregulloren e KQZ-së.

“Paneli ka marrë vendim për refuzimin e ankesës të pabazuar. Kjo është përgjigja e panelit lidhur me udhëzimin që e ka dhënë Gjykata Supreme e ka kthyer në rishqyrtim dhe rivendosje ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për ta proceduar apo numëruar 4639 fletëvotime të ardhura nga diaspora…ky është vendimi i Panelit Zgjedhor dhe palët ndaj këtij vendimi mund të parashtrojnë ankesë brenda 24 orëve në Gjykatën Supreme…Paneli ka vlerësuar duke u mbështetur në ligj, duke u mbështetur në prova në rregulloren e Komisionit Qendror Zgjedhor që të vendos në këtë mënyrë”, tha ai.

Ai tha se nuk është refuzuar kërkesa e Gjykatës Supreme por ankesa e subjektit politike Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas Deskut, Lëvizja Vetëvendosje brenda 24 orëve ka mundësi të ankohet lidhur me vendimin, ndërsa Gjykata Supreme ka në dispozicion 72 orë për të shqyrtuar ankesën.

Ndërsa, në Komisionin Qendror Zgjedhor lidhur me vendimin e PZAP, thonë se do presin afatin ligjor para se të procedojë më tej.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shpall rezultatet përfundimtare pa u përmbyllur kjo çështje.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do pres afatin ligjor para se të procedoj më tej, pasi në fund të vendimit të PZAP-it, këshillë juridike, pra lejohet ankesa brenda 24 orëve kundër këtij vendimi në Gjykatën Supreme….Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shpall rezultatet përfundimtare pa u përmbyllur kjo çështje”, tha Elezi.

Lëvizja Vetëvendosje do të dërgojë në Gjykatën Supreme, apelin për vendimin e mosnumërimit të votave të diasporës nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur anëtari nga LVV në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Adnan Rrustemi. Ky i fundit thotë se PZAP në mënyrë artificiale ia mohoi të drejtën për numërim të votës qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.

“Do ta apelojmë në Gjykatë Supreme vendimin për mosnumërimin e votave të bashkatdhetarëve. Sot pranuam nga Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa vendimin e marrë nga gjyqtarët Fejzullah Rexhepi Kryesues, Nenad Llazic, Afjete Sada – Gllogjani, Kymete Kimete, Zyhdi Haziri, Rrustem Thaqi, Ferki Xhaferi, Faton Ademi dhe Adnan Konushevci, anëtarë, ku refuzohet si i pabazuar apeli i paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje për numërimin e zarfeve me fletëvotime nga bashkatdhetarët tanë. Ndonëse Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës i kërkonte PZAP ta merrte parasysh këtë të drejtë, sërish sot ky panel në mënyrë artificiale dhe në interpretim të ngushtë ia mohoi të drejtën për numërimin e votës qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit. Lëvizja Vetëvendosje do ta dërgojë në Gjykatën Supreme apelin sërish, duke pritur që kjo çështje të zgjidhet e të numërohen këto fletëvotime”, ka shkruar ai.

Sipas tij, bashkatdhetarët tanë nuk ia kanë borxh askujt këtë cenim të së drejtës së tyre bazike që buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe të drejtat ndërkombëtare në këtë sferë.

Kujtojmë që nuk janë numëruar 4639 vota të mërgatës të cilat kishin arritur pas afatit ligjor të paraparë. Ndërsa me vendim të KQZ në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve janë rinumëruar mbi 850 vendvotime.

Next Post
39 viktimat në kamion, shoferi dyshohet se ka qenë pjesë e një “rrjeti global” kontrabande

39 viktimat në kamion, shoferi dyshohet se ka qenë pjesë e një “rrjeti global” kontrabande

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In