• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Iu publikua video në rrjet duke marrë para, AMP nis hetimi për dy policët e trafikut

by A R
18/01/2023 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për dy inspektorë të policisë në Durrës, pasi akuzohen për korrupsion, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku një shtetas i paidentifikuar denoncon një rast të kontrollit të një drejtuese mjeti, nga këta punonjës policie, dhe në video dyshohet për mitmarrje nga punonjësit e policisë.

Hetimi disiplinor ka nisur për inspektorët e trafikut urban dhe interurban me iniciale E. S. Dhe S.S., si edhe për shoferen e cila dyshohet se i ka dhënë para dy efektivëve të policisë.

Po ashtu hetimi ka nisur edhe për shoferen I.H., e cila dyshohet se i ka dhënë para dy efektivëve të policisë.

Njoftimi i Policisë

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Durrës referoi materialet proceduriale pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Durrës për punonjësit e policisë:

– Inspektor E. S. me detyrë Inspektor i Trafikut Urban dhe Interurban pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

– Inspektor S. S. me detyrë Inspektor i Trafikut Urban dhe Interurban pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

– Shtetasja I.H., e dyshuar se ka konsumuar elementet e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Materialet u referuan pasi në datë 16.01.2023 Drejtoria Rajonale AMP Durrës është vënë në dijeni të një video të publikuar në rrjetet sociale ku një shtetas i paidentifikuar denoncon me pamje filmike një rast të kontrollit të një drejtuese mjeti, kryer nga dy punonjës policie, dhe në video dyshohet për mitmarrje nga punonjësit e policisë.

Nga tërësia e veprimeve të para hetimore të kryera, ngrihen dyshime të arsyeshme se punonjësit e policisë kanë konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, ndërsa shtetasja I. H., dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për 2 punonjësit e Policisë.

AMP falënderon mediat për bashkëpunimin dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

/a.r

Next Post
Braçe, kritika për koncesionet: Nuk mund të ketë kontratë pa u treguar pronari përfitues

Braçe, kritika për koncesionet: Nuk mund të ketë kontratë pa u treguar pronari përfitues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekuestrohen armë e municione në Zubin Potok, Zveçla: Përpjekje për të cenuar sigurinë në vend

Sekuestrohen armë e municione në Zubin Potok, Zveçla: Përpjekje për të cenuar sigurinë në vend

April 16, 2026
YouTube pezullon kanalin pro-iranian që postonte video duke tallur Trumpin

YouTube pezullon kanalin pro-iranian që postonte video duke tallur Trumpin

April 16, 2026
Vendim historik i Gjykatës Kushtetuese në Itali, lejon beqarët të birësojnë fëmijë të huaj

“Ballë për ballë” me Ramën në gjyq, Berisha: Thojini të bëhet burrë, ta marrin vesh shqiptarët…

April 16, 2026
Gjekmarkaj nga Suedia: BE po e mbështet Shqipërinë, por sfidat për demokracinë mbeten

Gjekmarkaj nga Suedia: BE po e mbështet Shqipërinë, por sfidat për demokracinë mbeten

April 16, 2026
Kryeekonomisti i Bankës Botërore: Lufta në Iran mund të çojë miliona njerëz të tjerë drejt urisë

Kryeekonomisti i Bankës Botërore: Lufta në Iran mund të çojë miliona njerëz të tjerë drejt urisë

April 16, 2026
Rama niset drejt New York për takimin me shqiptarët e SHBA, detaje nga organizimi dhe pjesëmarrja

Jo vetëm në Romë! Rama vizitë zyrtare edhe në Barcelonë, zbardhet agjenda e takimeve

April 16, 2026
Tiranë/ Urbani përplaset me makinën e policisë rrugore, plagosen tre pasagjerë

Rikthehet në normalitet transporti publik në Tiranë; arrihet marrëveshja me Qeverinë dhe Bashkinë

April 16, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

“Çdo shpifje ndaj Gardës, e ulët”, Balla-opozitës: Në Komisione doni kohë, sot flisni ndryshe

April 16, 2026
Berisha në Kuvend: Në agjendë duhet të jetë vetëm çështja Rama–Balluku dhe nafta

Berisha në Kuvend: Në agjendë duhet të jetë vetëm çështja Rama–Balluku dhe nafta

April 16, 2026
Prokuroria e Vlorës dërgon për gjykim katër ish-zyrtarë të IMT për shpërdorim detyre

Prokuroria e Vlorës dërgon për gjykim katër ish-zyrtarë të IMT për shpërdorim detyre

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In