• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Iu ndalua hyrja në SHBA, ja si penalizohen nga Vettingu prokurorët

by A R
06/02/2017 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Adriatik Llalla, bashkëpunëtorët e tij më të afërt, por edhe gjykatësit e Kushtetueses, ata të Lartë dhe gjyqtarë të tjerë, si dhe pjesëtarë të organit të akuzës të cilëve iu është revokuar viza amerikane, do të jenë të parët që do të skarcohen nga procesi i vettingut dhe nuk do të lejohen të punojnë në organet e reja të Drejtësisë.

Ky vendim, ende i pamarrë, pasi nuk ka nisur puna e vettingut, është i parashikueshëm, pasi një nga pyetjet e formularit të vettingut që i është shpërndarë prokurorëve dhe gjykatësve është: “A u është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Europian?”

Nuk dihet ende se çfarë kanë shkruar në formularë subjektet të cilëve iu revokua viza amerikane.

Siç mësohet, vendimi për heqjen e vizës nuk ka ndodhur sot por në ditët e para të janarit 2017 dhe të gjithë personat që janë penalizuar janë informuar personalisht nga Zyra Konsullore e SHBA-së në Tiranë.

Ndërkaq, plotësimi i formularit të vettingut ka nisur nga fundi i janarit, kështu që të gjithë kanë pasur kohë që ta tregojnë këtë fakt në shkresën që duhet të dorëzojnë tek Avokati i Popullit.

Ndërkaq, sot në mëngjes kanë ardhur në Tiranë tre zyrtarët e parë të Komisionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët do të merren ngushtësisht me procesin e vettingut.

Komisioni do të ndjekë nga afër procesin e kontrollit të deklaratave si dhe procesin e aplikimit tek Avokati i Popullit.

Komisioni do të drejtohet nga një zyrtare spanjolle që është edhe kreu i zyrës së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Brukseli ka zgjedhur Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, Genoveva Ruiz-Calavera, që të drejtojë gjithashtu edhe kreun e EURALIUS-it në Tiranë, pas largimit të gjermanit Rainer Deville.

Genoveva Ruiz-Calavera, ishte tre javë më parë ishte në Tiranë ku pa nga afër punën që po bëhej për realizimin e Reformës në Drejtësi. Për rreth 20 vite ajo ka punuar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ruiz-Calavera u bë pjesë e Komisionit Evropian në vitin 1992 dhe njihet për aftësitë e saj të mira menaxheriale. Para kësaj, ajo ka punuar në sistemin doganor në Spanjë. Zyrtarja e KE njihet si një njeri me autoritet dhe prania e saj në Tiranë do të ndihmojë në pastrimin një herë e mirë të Drejtësisë shqiptare. Një tjetër emër që është përzgjedhur si pjesë e ekipit është gjermani Reinhard Priebe. Ai u përfol se do ishte kryetari, por BE ka preferuar të vendosë një zonjë.

Reinhard Priebe ka dalë aktualisht në pension, mirëpo BE ka kërkuar ekspertizë të fortë për procesin vettingut dhe ka kërkuar mbështetjen e tij.

Në vitin 2004, ai ka qenë kryetar i grupit negociator të Komisionit Evropian në Shqipëri. Nga viti 2001 deri në 2006, ai ka qenë në krye të Komisionit të Jashtëm të BE për Ballkanin Perëndimor. Në vitin 2011, ai u bë drejtor i Drejtorisë së Sigurisë në KE. Pas kësaj periudhe ai doli në pension, por sërish ka asistuar në KE. Në vitin 2015, ai ishte pjesë e një komisioni hetimor që u dërgua në Maqedoni, pas krizës politike të shpërthyer atje. /tesheshi/b.d

Next Post
I riu kalon një natë pasioni me të dashurën… në mëngjes i vjen lajmi i hidhur

I riu kalon një natë pasioni me të dashurën... në mëngjes i vjen lajmi i hidhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

March 26, 2026
Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

March 26, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Deklarata e Kos dhe përsheshi me kos i sovranistëve

March 26, 2026
‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

March 26, 2026

Tani që diga e Berishës nisi të çahet

March 26, 2026
Ndeshja Sllovaki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

Ndeshja Sllovaki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

March 26, 2026
Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

March 26, 2026
Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In