• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Iu gjetën shkelje/ Shkarkohet nga detyra prokurorja e dosjes ‘184’. KLP: Ka ulur besimin e publikut te drejtësia

by Java News
31/01/2022 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur sot për shkarkimin e prokurores së Dibrës Belina Zeneli, e njohur midis të tjerash edhe si prokurorja e dosjes 184, për hetimin e blerjes së zgjedhjeve për Bashkinë e Dibrës, të zhvilluara në vitin 2016.

“Nga hetimi disiplinor që përfshiu punën e magjistrates në periudhën 2013-2021, u konkludua se veprimet dhe mosveprimet e prokurores përbëjnë mospërmbushje të pajustifikuar dhe të përsëritur të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuara të akteve procedurale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga ana e magjistratëve”, thekson KLP.

NJOFTIMI I KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi sot kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për dhënien e masës disiplinore “shkarkim nga detyra” për prokuroren Belina Zeneli e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Hetimi ndaj magjistrates nisi pas ankesës së depozituar në ILD nga Prokurori i Përgjithshëm.

Nga hetimi disiplinor që përfshiu punën e magjistrates në periudhën 2013-2021, u konkludua se veprimet dhe mosveprimet e prokurores përbëjnë mospërmbushje të pajustifikuar dhe të përsëritur të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuara të akteve procedurale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga ana e magjistratëve.

Magjistratja ka kryer të njëjtën shkelje, gjatë periudhës kohore 2013- 2021, duke bërë që shkelja të jetë vazhduese.

Veprimet e magjistrates Belina Zeneli kanë sjellë pasoja në dhënien e drejtësisë dhe kanë cënuar imazhin e organit të akuzës duke ulur besimin e publikut tek drejtësia.

Ato përbëjnë shkelje shumë të rëndë disiplinore, që diskrediton pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë i propozoi Këshillit të Lartë të Prokurorisë masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “dh” dhe neni 111, pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neni 148/d, pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, masë që u pranua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

SHKELJET

Gjatë një seance dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ku janë prezantuar gjetjet e raportit, përfaqësuesja e ILD-së tha se prokurorja Zeneli (Kryemadhi) kishte kryer shkelje të rënda të Kodit të Procedurës Penale, pasi nuk kishte ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore.

Sipas gjetjeve nga hetimi disiplinor, rezulton se prokurorja kishte mbajtur pezull mbi 33 çështje, statusi i të cilave ishte ende i paqartë dhe nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për mbi 300 kallëzime.

“Si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të magjistrates, nuk u janë dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale, si dhe nuk është kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime”, thuhet në kërkesën e ILD-së për procedim disiplinor.

Duke i konsideruar shkeljet si shumë të rënda, përfaqësuesja e ILD-së kërkoi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që prokurorja e Dibrës të shkarkohej nga detyra.

“Veprimet dhe mosveprimet e magjistrates B. Z. përbëjnë shkelje shumë të rëndë disiplinore, që diskrediton pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë i propozon Këshillit të Lartë të Prokurorisë masën disiplinore ‘Shkarkim nga detyra’”, thuhet në kërkesën e ILD-së.

ÇFARË THOTË PROKURORJA

Gjatë seancës dëgjimore pranë KLP-së, prokurorja Zeneli i kundërshtoi gjetjet, duke lënë të kuptonte se ngarkesa e madhe në punë dhe eprorët e saj e kishin penguar të kryente detyrën.

“Nuk jam tërhequr as në ‘97-ën”, tha Zeneli duke iu referuar dosjeve që kishte hetuar. Ajo deklaroi se disa prej dosjeve që ishin mbajtur të hapura, ishin për shkak të vendimeve të padrejta të eprorëve të saj. Gjithashtu, prokurorja e Dibrës deklaroi se disa dosje i ishin ngarkuar qëllimisht nga eprorët kur ajo kishte qenë me leje. Ajo tha se shumë prokurorë ishin larguar nga Prokuroria e Dibrës pikërisht për këtë çështje dhe se shumë prej dosjeve të lëna pezull prej tyre i ishin ngarkuar asaj.

Duke kundërshtuar kërkesën e ILD-së, prokurorja Zeneli tha se masa e kërkuar ishte ekstreme, duke i kërkuar KLP-së që të merrej parasysh ngarkesa në detyrë.

Gjetjet e hetimit nga ILD:

-Nga ana e prokurores B. Z. janë ndërmarrë veprime dhe mosveprime qe përbëjnë mospërmbushje të pajustifikuar dhe të përsëritur të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuara të akteve procedurale. –

Si pasojë e veprimeve e mosveprimeve, nuk u janë dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale, si dhe nuk është kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime.

-Magjistratja ka zvarritur hetimet paraprake duke mos i kryer veprimet hetimore në kohë dhe në dinamikë për periudha të gjata kohore, tej afateve procedurale dhe pa pasur arsye ligjore.

-Magjistratja ka kryer të njëjtën shkelje, gjatë periudhës kohore 2013 –2021.

-Shkeljet procedurale të kryera nga magjistratja provohet të jenë kryer me dashje direkte.

Në vitin 2014 i është dhënë masa disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra”.

PSE NISI HETIMI NDAJ PROKURORES

Ka qenë Kryeprokurori Olsian Çela ai që vuri në lëvizje Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë për të hetuar tre prokurorët e Dibrës, përkatësisht Belina Zenelin, Xhoana Mehmetajn dhe drejtuesin e prokurorisë Rifat Kojku.

Kërkesa u bë më 21 maj të vitit 2021, pas një kontrolli të kryer në Prokurorinë e Dibrës. Sa i përket prokurores Zeneli, Çela bënte me dije se ajo kishte përfunduar vetëm 20 procedime penale nga 207 procedime që kishte pasur në ngarkim. Për këtë arsye, u kërkua nisja e hetimit disiplinor për shkelje.

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm, nga analizimi i të dhënave të pasqyruara në raportin vjetor të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, drejtuesi i Prokurorisë nuk i ka ushtruar kompetencat ligjore, duke sjellë si pasojë mosushtrimin e ndjekjes penale, për një numër tepër të madh materialesh procedurale, si dhe për zvarritjen e një numri procedimesh penale, të cilat kanë qenë në hetim nga dy prokuroret Blerina Zeneli dhe Xhoana Mehmetaj.

g.kosovari

Next Post
Presidenti Xi Jinping uron popullin kinez me rastin e ‘Festës së Pranverës’

Presidenti Xi Jinping uron popullin kinez me rastin e 'Festës së Pranverës'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In