Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Albenga të Italisë, pasi dyshohej për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas mediave italiane, 48-vjeçari shqiptar i cili prej disa kohësh ka qenë nën vëmendjen e punonjësve të komisariatit, ka lëvizur së bashku me një grup bashkatdhetarësh në zonat përballë bregdetit të Albengës.
Operatorë, në marrëveshje me Autoritetin Gjyqësor, vendosën të vijojnë me kontrollin e banesës së përdorur nga të akuzuarit, në të cilën kanë gjetur një sasi të madhe droge, në veçanti 17 kg hashash, 2 kg kokainë dhe marijuanë të ndarë në pako.
Gjithashtu u sekuestrua materiali për paketimin e lëndës narkotike si dhe një pistoletë me numër serie të gërryer dhe municionet përkatëse.
/a.r