Një 54-vjeçar me inicialet S.Sh., banues në fshatin Zezë, Krujë është arrestuar pasi gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjet municion luftarak.
Pas marrjes së informacioneve se 54-vjeçari kishte armë në banesë, policia nisi kontrollet ku iu zbulua dhe municioni luftarak.
Policia e Krujës gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik, 7 krehra dhe 173 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
/a.r