• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Iu bllokuan 300 mijë euro, zbardhet dëshmia e 57-vjeçares në polici

by Java News
23/12/2017 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij rrethi sekuestruan dje llogaritë bankare të një 57- vjeçareje, e cila shkonte në total në rreth 300 mijë euro.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk jepet i plotë, por vetëm me inicialet T.B., nuk ka mundur dot të justifikonte shumën e parave të ndara në dy llogari në emër të saj.

Për shkak të dyshimeve është vendosur sekuestrimi i parave e më tej ka nisur hetimi për të gjetur origjinën e tyre. Sipas të dhënave, 57-vjeçarja ka deklaruar në Polici se shumën e parave ia kishte dërguar herë pas here djali emigrant.

Duke pasur dyshime të forta se këto para mund të jenë fituar nëpërmjet veprimtarive të paligjshme në shtetin ku jeton djali i saj, Prokuroria ka vendosur të bllokojë të dy këto numra llogarie deri në fund të hetimeve. Kësisoj, gruaja e ka të pamundur të veprojë dhe t’i tërheqë këto para deri në përfundim të hetimeve.

“Këto para m’i ka dërguar djali që e kam emigrant. Ai ka dërguar herë pas here dhe nga kursimet është bërë kjo shumë parash”, është shprehur 57- vjeçarja, e pyetur se ku i kishte gjetur të gjitha këto para.

Tashmë do të hetohen transaksionet e kryera, si dhe periudha kur është bërë kjo. Banka, sipas të dhënave, ka njoftuar fillimisht seksionin e pastrimit të parave, nga ku më pas janë vënë në lëvizje ekspertët e tjerë të hetimit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ditën e sotme kanë bërë të mundur sekuestrimin e dy llogarive bankare të shtetases T.B., 57 vjeçe, banuese në Vlorë, me një shumë totale prej 298.324 Euro. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal”, thuhej në njoftimin e Policisë së Vlorës. Tashmë pritet t’i merret dëshmia edhe djalit të 57- vjeçares, të cilit do t’i duhet që të justifikojë prejardhjen e një shumë të tillë parash/panorama

a.ç

 

 

 

Next Post
VIDEO/ Të sfidosh vdekjen, i riu kalon në çatitë e një ndërtese 43 katëshe

VIDEO/ Të sfidosh vdekjen, i riu kalon në çatitë e një ndërtese 43 katëshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com