• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Italianit i sekuestrohen edhe 8 mln euro në Bergamo, si i pastronte paratë në Shqipëri

by A R
10/07/2018 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italiani i prangosur në kryeqytet për pastrim parash në vlerën e 1.5 milionë eurove Stefano Lorenzi akuzohet edhe në Itali për të njëjtën akuzë. Prokuroria e Bergamos ka kërkuar sekuestrimin e 8 milionë eurove, të cilat dyshohen se kanë ardhur nga aktiviteti kriminal.

AbcNews zbardh detaje të reja nga Prokuroria e Tiranës lidhur me skemën e pastrimit të parave te zbuluar disa ditë më parë pas sekuestrimit të 1.5 milionë eurove të shtetasit italian, Stefano Lorenzi. 41-vjeçari kishte regjistruar më 7 Prill të 2017 një kompani fiktive në kryeqytet  me emrin  “Sunflower Company”, me adresë në rrugën “Kajo Karafili”.

Më pas nisi skema e pastrimit të parave, nga e cila përfitoi 2.8 milionë euro, pas disa transfertave në dy muaj nga kompania “Volg Partners Bau”, me qendër në Pragë të Çekisë. Kjo e fundit administrohej nga Stefano Lorenzi, i cili tashmë është në hetim  nga drejtësia italiane për mashtrim me taksat në Bergamo në shumën e 8 milionë eurove.

Këtë fakt e pohon edhe Policia e Shtetit në njoftimin e saj për mediat, ku shprehet se  41-vjeçari akuzohet edhe në shtetin fqinj për “deklarata mashtruese” dhe “krime në fushën e tatimeve”.

Nga hetimet e prokurorisë u provua se fillimisht 1.5 milionë euro ishin transferuar nga Hong Kongu drejt Italisë. Kurse në vendin tonë kishin mbërritur nëpërmjet një banke malteze. Sipas organit të akuzës vlerat monetare argumentoheshin si një pagesë borxhi nga Lorenci, ndaj kompanisë “Sunflower”.

Ndërkaq Prokuroria e Bergamos ka marrë një masë parandaluese për sekuestrimin e pasurive të italianit në 15 llogari bankare. I njëjti veprim është kryer edhe nga prokuroria shqiptare, duke kërkuar sekuestrimin e pasurisë së Stefano Lorenzit në vlerën e 1.5 milionë eurove, kërkesë e cila u pranua nga gjykata deri në përfundim të hetimeve./a.m.

Next Post
Neymar përfundon në Pornohub

Neymar përfundon në Pornohub

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In