• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Italiania Alessia: Ika për shkak të Adi Krastës, tani kthehem për Arbanën

by Java News
10/05/2016 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo është vajza e një dirigjenti dhe muzikanti të famshëm në Itali, me një karrierë të jashtëzakonshme si autore e programeve më të rëndësishme të televizionit italian. E megjithatë, është e dashuruar me shqiptarët, por ka pasur raste që është zhgënjyer, mbase si për të vërtetuar thënien e njohur që në dashuri të mëdha, ka edhe zhgënjime të mëdha.

Alessia rikthehet, tashmë si një grua e martuar dhe me dy fëmijë dhe do të punojë si autore në programin e Arbana Osmanit “Dua të të bëj të lumtur”. Por si fillim, dëshiron të rrëfejë dhe sqarojë momentin se pse dhe si e la Shqipërinë 8 vite më parë.

Si ndodhi që latë në mes një program ku ju ishit autore?

Kur kam qenë në Shqipëri herën e parë, kam përjetuar kontraste të forta, që s’më kishin ndodhur më parë. Unë isha sa e dashur, aq edhe e urryer, sa e vlerë- suar, aq edhe e kritikuar. Nuk është diçka e jashtëzakonshme, u ndodh njerëzve të cilët kanë një personalitet të fortë. Njerëzit që drejtonin “Top Channel” në atë kohë, më vlerësonin për punën, por nga ana tjetër, ndodhesha në një situatë që gati më duhej të justifikohesha për jetën time private.

Ata më donin serioze, të heshtur, të kornizuar dhe sipas tyre, ky ishte imazhi i gruas së mirë. Unë jam rritur në një familje ku më janë mësuar qysh herët vlerat e verteta me të cilat unë duhet t’i qasem botës, sidomos respektin për veten dhe të tjerët, tolerancën dhe lirinë e të sjellurit, ashtu siç e ndiej, pa pasur nevojë të justifikohem. Jam një njeri që nuk mund t’u pëlqej të gjithëve, sepse ky është një mision i pamundur. Nëse kërkon ta arrish këtë, nuk e jeton më jetën tënde, por mbështillesh brenda një korace hipokrizie. Unë jam koherente, them atë që mendoj, por çfarë bëj në jetën time private, është puna ime.

Në atë kohë flitej që ju kishit kontradikta të forta me moderatorin Adi Krasta. Si qëndron e vërteta?

Kam regjistruar një intervistë që do të transmetohet nesër tek “E Diell” me Dudushin. Kam thënë shumë gjëra edhe për këtë temë, ju ftoj ta ndiqni. Në atë intervistë më në fund isha vetvetja dhe më vlerësuan të gjithë pikërisht për këtë fakt. Ndërsa vite më parë, kur bëja intervista, drejtuesit më kritikonin sepse më donin më serioze, nuk duhej të bëja batuta. Por unë jam kjo!

E bëj çdo gjë me zemër dhe sa mirë që jam kështu! Nuk kam ligësi në shpirt, as për ata që më kanë bërë të vuaj. Ka pasur njerëz, me të cilët kam punuar, që më kanë zhgënjyer shumë. Këtu e kam fjalën për drejtuesit e atëhershëm, si dhe moderatorin e programit “E diell”, Adi Krasta. Unë në atë kohë bëja autoren e programit. Por mbase Adi ishte i lodhur me mua, kështu që më larguan në mënyrë shumë të shëmtuar. Unë duhej të punoja deri në maj, ndërkohë që në dhjetor ma ndërprenë brutalisht kontratën, duke më zëvendësuar me një çift nga Kosova, të cilët ishin miqtë e Adit.

Shkonit me të vërtetë kaq me Adin?

Mund të them që Krasta është një profesionist, unë dhe ai kemi pasur një raport profesional dhe kishim një stimë reciproke, por ishte pak konfliktual ky raport nga ana e tij. Mendoj që është edhe një çështje kulture më shumë. Për një burrë shqiptar me një karakter të fortë, nëse ka një grua që duhet të vendosë për të dhe të menaxhohet prej saj, nuk është e lehtë. Pra nga njëra anë më çmonte e nga ana tjetër më ka bërë shumë të vuaj. Por ama, përsa më përket mua, kam pasur gjithmonë shumë sinqeritet, ndërsa nga ana e tij, jo gjithmonë.

“E diell” ishte një program që e kisha krijuar unë, ishte fëmija im. Kisha dy vite e gjysmë që po e rrisja vetë. Ata ma morën fëmijën tim dhe ia dhanë disa të tjerëve që ta edukojnë. Dhe të tjerët e edukuan keq. Ndërsa tani me Alban Dudushin, shoh që gjërat po shkojnë shumë më mirë dhe jam e lumtur për këtë fakt..

Si e gjetët ambientin e punës këtu, pas 8 vitesh mungesë?

Tani po fryn një erë e re në Top, shoh në krye të punëve disa gra inteligjente, të cilat pretendojnë nga unë që ta bëj mirë punën time dhe jam rikthyer pikërisht për këtë arsye. Natyrisht arsyeja e parë ishte sepse ma kërkoi Arbana. Unë e njoh shumë mirë televizionin shqiptar, sepse kam punuar disa vite këtu dhe mund t’ju them me bindje se Arbana Osmani është prezantuesja femër më e mirë që ka sot Shqipëria.

Ajo ka karakter të fortë, është inteligjente, ka kulturë. Ia kam thënë 10 vite më parë, mendo tani që është akoma më e pjekur! Dhe te programi “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana nuk është thjesht një moderatore, por ajo do jetë edhe truri i tij. Arbana është bashkautore dhe do të prekë vetë çdo detaj, do ketë ide të saj në skenar, pra do vijë e rritur profesionalisht për të bërë një program të një niveli shumë të lartë, ku do bëjmë shumë njerëz të lumtur me surprizat tona. Ne si staf kënaqemi dhe zbavitemi shumë dhe kur ne kënaqemi me njëri-tjetrin, jam e sigurtë se do të arrijmë të kënaqim edhe ata që do na ndjekin. Pra në fillim emocionohemi ne me ato që bëjmë, qajmë dhe qeshim ne, pastaj publiku.

Me çfarë ju joshën që latë një karrierë për t’u patur zili në Itali?

Isha në një moment të shkëlqyer të karrierës sime në Itali, punoja me programe të rëndësishme dhe paguhesha shumë mirë. Në këto vite kam punuar për programin e Fachinetit dhe Bellen “Ciak si canta”, “Mammoni”, programin e Frederico Moccia “About love”, “Torto o ragione”, “Amici” e Maria De Filipi-t etj. Por kjo që m’u propozua në Shqipëri, ishte ajo për të cilën unë kisha nevojë, një stimul të ri. Gjithashtu dua të them që tani ai vend ku po punoj nuk është thjesht një kanal, por është një trashëgimi, të cilën e ka ndërtuar një baba dhe e merr në dorë mamaja, për fëmijët e saj. Kur e kam dëgjuar këtë histori, jam emocionuar shumë, sepse jam vetë nënë. Pra znj. Vjollca. e cila mund të rrinte fare mirë në shtëpi dhe të vinte të tjerë në punë, zgjodhi të ishte vetë aty, për fëmijët e saj. Dhe ajo grua më frymëzoi pa masë. Bisedat me të kanë qenë gjithashtu shumë impresionuese, një grua shumë inteligjente, por që di të dëgjojë dhe ky është çelësi i suksesit. sipas meje. Kurrë nuk ecën përpara dikush që mendon se i di të gjitha. Në këtë linjë janë edhe vajzat e saj. Lorin e kemi producenten e programit tonë, edhe ajo ka shumë energji dhe dëshirë për të mësuar. Them që tani gjithçka po shkon ashtu siç duhet.

Duke punuar në Itali dhe Shqipëri, çfarë mund të na thoni për shijet televizive të dy vendeve?

Publiku italian është dele, në kuptimin që është më i vjetër dhe më dembel. Atyre jepu çfarë të duash në ekran dhe do ta shohin patjetër. Ndërsa ju jo, ju jeni më të rinj, si moshë mesatare dhe si demokraci dhe kjo ju bën që të jeni akoma në kërkim të gjërave të reja dhe të bukura. Jeni një publik shumë i vështirë, selektiv, pretendoni shumë cilësi. Pra në Itali unë çdo gjë e kam më të lehtë ta bëj dhe e di që do të jetë OK, ndërsa këtu çdo gjë është e vështirë.

Shqiptarët nuk duan vulgaritet, patetizma, nuk duan gjëra të shëmtuara. Nuk të ndjekin, nëse nuk i kënaq. Ata nuk janë skllavë të televizionit, ata janë aty për të parë diçka të bukur, përndryshe fikin televizorin dhe dalin, kurse italianët rrinë në shtëpi, të ndjekin çfarë do që t’u japësh, i ke aty deri sa i zë gjumi. Pra për mua si autore, që më pëlqejnë sfidat, ju jeni publiku i duhur.

Panorama/d.i.

Next Post

Kush është shqiptari që njihet si Pablo Escobari i Ballkanit...? (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In