Një dramë xhelozie me viktimë një shqiptar 39 vjeçar është regjistruar një natë më parë në komunën Ariano Irpino në provincën e Avellinos në Itali.
Shqiptari H.T. 49 vjeç, rezident në qytezën e Giardineto në provincën e Foxhias ka ndërruar jetë pas goditjeve të marra me thikë nga italiani 52 vjeçar Alessandro Palermiti.
Bashkëshortja 40 vjeçare e italianit kishte një marrëdhënie jashtëmartese me shqiptarin.
Autori i vrasjes ka ndjekur bashkëshorten e tij në takim me të dashurin e saj shqiptar në afërsi të një agriturizmi në qytezën Ariano Irpino.
Pasi i ka kapur në flagrancë në makinë, italiani Alessandro Palermiti ka goditur për vdekje me thikë rivalin e tij në dashuri.
Autori i vrasjes është arrestuar dhe shoqëruar në burgun e Ariano Irpino.
Ora News