• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Italiani i humbur prej javësh ra në dashuri me “Dua Lipën” në Facebook! I dërgoi 5 mijë euro, por pasi ajo u zhduk…!

by Java News
11/04/2024 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Merr kthesë të pazakontë zhdukja e një shtetasi italian, familjarët e të cilit nuk kanë asnjë kontakt me të prej 23 marsit.

Mediat italiane shkruajnë se Gianfranco Bonzi kishte rënë në dashuri me një vajzë në internet, që mbante emrin e profilit Dua Lipa.

Të dy ishin njohur që verën e kaluar, madje në një moment “Dua Lipa” i kishte kërkuar italianit 5 mijë euro dhe ai ia kishte nisur përmes trasfertave bankare.

Ka qenë gazetari i emisionit italian për njerëzit e zhdukur “Kush e ka parë”, ai që ka rënë në kontakt me personin që fshihet pas profilit në Facebook me emrin Dua Lipa. Gazetari e ka pyetur nëse kishte dijeni për Bonzin, dhe ajo i është përgjigjur (me një italishte jo perfekte) duke thënë se nuk dinte asgjë, por se “për 50 euro do të ishte e gatshme të shkonte në Kaliari dhe të kërkonte për të”.

Sakaq, gjatë komunikimit, policia ka arritur të zbulojë dy detaje të rëndësishme për vajzën misterioze me emrin Dua Lipa, ajo jeton në Siçili dhe ka lindur në vitin 1966.

Mediat italiane shkruajnë se Gianfranco mund të besonte vërtet se ishte duke folur me këgëtaren Dua Lipa. Ai tregonte se ajo i thoshte “të dua” dhe njëherë kur i kërkoi foto si provë, ajo i çoi fotografinë e Dua Lipës duke puthur kamerën, raporton voxnews.al.

Kur ajo u zhduk nga rrjetet sociale, mesa duket pasi mori paratë dhe pa që nuk kishte çfarë t’i merrte më, Franko duhet të ketë ndjerë një zhgënjim të fortë, mbase është ndjerë i poshtëruar deri në atë pikë sa e ka shkruar në një grup në Facebook për zodiakun: “Mirëmbrëma, ky është postimi im i fundit dhe gjithashtu një nga veprimet e fundit dhe shkaku është një zhgënjim në dashuri që nuk e përballoja dot”, dhe kësaj fjalie i ka bashkangjitur imazhin e një zemre të thyer ku shkruhet “Game Over”.

Ndërkohë, Dua Lipa false i ka dërguar edhe korrespondentes Raffaella Griggi, me shpresën për një transfertë bankare, kodin tatimor dhe nga akronimi alfanumerik 14 shifror, dhe del se ajo është e vitit 1966 dhe mund të quhet Michela (por edhe Michele sepse nuk përjashtohet mundësia që të jetë burrë).

Ajo mund të jetë e huaj sepse nuk shkruan mirë italishten por ekziston edhe mundësia që ajo të bëjë sikur nuk di italisht. Ajo që ajo është e sigurt është se ajo jeton në një qytet në Siçili. Tashmë policia pritet ta gjejë lehtësisht për t’i marrë dëshminë./m.j

Next Post
“S’kam pasur asnjë indicie për ta”, Veliaj për arrestimin e drejtorëve të Bashkisë: T’i hetojë drejtësia! Që unë të kem konflikt me Ramën, opozita do t’i bëjë gjunjët me kallo. Por…!

“SPAK-un nuk e shoh si Gestapo”, Veliaj: Nëse më thërrasin prokurorët, do të shkoj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk deklaruan 10 milionë euro të ardhura, Tatimet zbarkojnë në Kukës, Kavajë e Fier: Respektoni ligjin!

Nuk deklaruan 10 milionë euro të ardhura, Tatimet zbarkojnë në Kukës, Kavajë e Fier: Respektoni ligjin!

December 6, 2025
“Jemi nga Guardia Di Finanza”, Policia e Kufirit në Durrës ndalon një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese

“Jemi nga Guardia Di Finanza”, Policia e Kufirit në Durrës ndalon një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese

December 6, 2025

Presioni i SPAK ndaj GJKKO në gjyqin paraprak ndaj Veliaj krahasuar me gjyqin paraprak ndaj Berishës

December 6, 2025
Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

December 6, 2025
“Do japin llogari!”/ Berisha sulmon demokratët që iu bashkuan “pushtetit”: Janë skllevër dhe injorantë

“Do japin llogari!”/ Berisha sulmon demokratët që iu bashkuan “pushtetit”: Janë skllevër dhe injorantë

December 6, 2025
Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej’

Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej’

December 6, 2025
I premtoi dashuri, por e prostituoi/ E reja arrin të arratiset nga tutori në Selanik dhe zbulon rrjetin kriminal në polici

I premtoi dashuri, por e prostituoi/ E reja arrin të arratiset nga tutori në Selanik dhe zbulon rrjetin kriminal në polici

December 6, 2025
Paloka mesazh Salianjit: Kur të duartroket dhe brohoret armiku, shiko një herë rrotull se…

Paloka mesazh Salianjit: Kur të duartroket dhe brohoret armiku, shiko një herë rrotull se…

December 6, 2025
Kritikat e SHBA ndaj BE-së, Kallas: Evropa ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë

Kritikat e SHBA ndaj BE-së, Kallas: Evropa ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë

December 6, 2025
“Tregohuni të zotët e vetes”, SHBA i jep afat Europës: Keni kohë deri në 2027-tën për..

Nga shtimi i ushtrisë tek “triumfi kulturor me Europën”/ Trump publikon Strategjinë e Sigurisë Kombëtare

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In