Një 74 vjeçar italian ka kërcënuar bashkëshorten e tij disa vite më të re pasi të dy kanë zgjidhur martesën. I moshuari kishte vijuar ta kërcënonte ish gruan e tij derisa një ditë, i tha:
“Mos kujto se do t’ia hedhësh pa u lagur, unë njoh shqiptarë që me 3.000 euro të zhdukin nga faqja e dheut dhe nuk të gjen më askush”.
Kjo ka bërë që gruaja ta denoncojë në polici, teksa pas procesit gjyqësor, gjykata vendosi për një urdhër që e ndalon të flasë apo t’i afrohet ish bashkëshortes… në të kundërt atëherë ai do të përfundojë pas hekurave./java/a.k