• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Italianët zbarkojnë në Kaçanik: Është kryeqyteti europian i ISIS

by Java News
24/11/2015 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kështu e ka titulluar reportazhin, programi investigativ italian “Le Iene” (Hienat), duke vënë në qendër të vëmendjes Kaçanikun, qytetin kosovar, me një popullsi prej rreth 30 mijë banorë, nga i cili janë rekrutuar 30 luftëtarë për në shtetin islamik.

Gazetari i “Le Iene” ka kontaktuar me familjen e Lavdërim Muhaxherit, që cilësohet si një pikë kontakti për të gjithë personat që rekrutohen nga Ballkani. Në banesën e familjes Muhaxheri, pranë zonës së stacionit të trenit në Kaçanik, vëllezërit e Lavdërimit, besojnë se videot ku ky i fundit ekzekuton njerëz janë një montazh dhe theksojnë se Lavdërimi nuk është një egërsirë por një njeri. Në intervistat e marra në kafen në qendër të qytetit, banorët e cilësojnë guximtar, ndërsa ka nga ata që thonë se në Siri kanë shkuar më shumë se 100 banorë të kësaj zone.

“Le Iene” thotë se Kaçaniku është një bazë rekrutimi për në Siri, duke iu referuar edhe një tjetër figure, atij të terroristit të njohur si AL­Kosova që kërcënoi shqiptarët në një nga videot e ISIS. Nëna dhe motra e tij, theksojnë se ai nuk ka shkuar në luftë për para dhe mbrojnë aktin e AL­ Kosovës. “Le Iene” është ndalur edhe në xhaminë e zonës, ku Imami thekson se në Kaçanik, Islami praktikohet në mënyrë më radikale e Muhaxherin e quan një terrorist. I fundit në reportazhin e programit investigativ italian është Faiku babai i dy djemve që shkuan për të luftuar në Siri, e njëri prej të cilëve ka mbetur i vrarë.

Faiku thotë për “Le Iene” se nuk ka qenë në dijeni dhe kundërshton veprimin e ndërmarrë nga djemtë, duke theksuar se nuk është xhihad por krim ajo që po ndodh në Siri. Faiku akuzon disa imamë ne Kosovë se manipulojnë fëmijët dhe adoleshentët për të luftuar në Siri. “Shehit je nëse lufton për të mbrojt vendin tënd, nëse jo je mercenar”, ka thënë Faiku. Ai ka udhëtuar deri në Alepo për të kthyer mbrapsht të birin, çka ka qenë e pamundur, e rrëfen se ka parë skena makabre. Reportazhi përmbyllet me një mesazh shumë të fortë mbi atë çfarë po ndodh në Siri e me gjerë se kaq.

Next Post

Dehet timonieri, anija “devijon” nga... deti!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In