• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Italia/Vajza që braktisi prostituimin vë në pranga, pas një viti, tre vëllezër

by Java News
14/10/2018 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shfrytëzim prostitucioni, rrëmbim personi dhe grabitje. Këto janë akuzat që rëndojnë ndaj tre vëllezërve Bacuku (Ledjani i ditëlindjes 1990, Gentjani i lindur më 1986 dhe më i madhi Aleksandri, i lindur më 1983) dhe italianit Alessandro Gallinari (1972), të arrestuar dje nga karabinierët e Savonas në Itali pasi një hetimi të nisur në nëntor 2017.

Referuar hetimeve: Natën mes 29 dhe 30 nëntorit të vitit të shkuar, një shqiptare e ditëlindjes 1992, e cila prostituohej kryesisht në Sanremo nën kontrollin e katër personave të sipërpërmendur, u dhunua, u rrëmbye dhe u mbyll në një banesë në Albissola Marina nga katër tutorët, pasi ishte shprehur donte ti jepte fund jetës së rrugës.

Për të shpëtuar, vajza dyshohet se u hodh nga kati i tretë i banesës në rrugën “Gentile”. Megjithatë nuk përjashtohet as që e reja mund të jetë shtyrë nga ballkoni nga shfrytëzuesit.

Ajo u transportua në spitalin në Sanremo dhe mjekët i caktuan një prognozë shërimi 30 ditore. E frikësuar nga kërcënimet e tutorëve, u detyrua të deklaronte para hetuesve se, ishte sulmuar nga një klient i Sanremos.

Megjithatë, dëshmia e një qytetareje atë natë, ndriti dyshime te hetuesit për vërtetësinë e deklaratës së vajzës dhe hetimet vijuan me analizën e kamerave të sigurisë, përgjime telefonike, vëzhgime dhe ndjekje.

Ndërkaq, vajza shqiptare, nuk bëri asnjëherë denoncim për katër tutorët. Kjo për hetuesit solli edhe vështirësi në zbardhjen e ngjarjes.

Arrestimet erdhën rreth një vit pas nisjes së hetimeve. Ndalimi i tre vëllezërve shqiptarë është bërë orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, e më pas u vu në pranga në aeroport edhe italiani Alessandro Gallinari, teksa kthehej nga një udhëtim nga Kolumbia.

Vëllezërit Bacuku, të regjistruar rezident në Savona, por me vendbanim në komunën Cairo Montenotte, kishin regjistruar një biznes ndërtimi, por që rezulton fiktiv. Ndërsa italiani Gallinari, me vendbanim në Bergeggi, por i regjistruar si rezident jashtë Savonës, është pronari i një bari në “Corso Bigliati”.

 “Ne po përpiqemi të hetojmë nëse femra të tjera janë shfrytëzuar nga grupi, që detyroi vajzën të vinte në Itali falë tre shqiptarëve, dhe të ushtronte aktivitetin e prostitucionit. Viktima ka përjetuar këtë eksperiencë terrori nga frika e dhunës fizike”, tha për gazetarët Dario Ragusa, kreu i Repartit Hetues të Komandës së Karabinierëve të Savonas-s, përgatiti Panorama. (b.an)

Next Post
Zhdukja e gazetarit/ Britania e SHBA bojkotojnë “Davosin e shkretëtirës”

Zhdukja e gazetarit/ Britania e SHBA bojkotojnë “Davosin e shkretëtirës”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 14 Janar 2026

January 13, 2026
VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

January 13, 2026
Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

January 13, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Nëse dje do të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohëshme…

January 13, 2026
Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

January 13, 2026
Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

January 13, 2026
Kur natyra flet më fort se diplomat

Kur natyra flet më fort se diplomat

January 13, 2026
113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

January 13, 2026
Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

January 13, 2026
Greqia nuk gjen qetësi, lëkundet nga një tjetër tërmet i fortë

Tërmet në Itali/ Dy lëkundje të njëpasnjëshme, banorët dalin në rrugë të frikësuar

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In