• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Italia u hap dritën jeshile kërkimeve për naftë në detin Jon

by Java News
07/01/2019 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe Italia i ka hapur dritën jeshile kërkimeve për naftë në detin Jon. Gazeta “Corriere Della Sera” shkruan për një debat që ka lindur së fundmi, pas publikimit të dekreteve përkatëse në Buletinin zyrtar të hidrokarbureve dhe gjeoburimeve, të cilat autorizojnë kërkimin në det, në zonë F sipas klasifikimit Italian për kompaninë amerikane Global Med që ka seli në Kolorado.

Sipërfaqja në total shkon në 2200 km2 dhe përfshin dy rajone të Italisë, Bazilikatën dhe Pulian. Përfaqësues të kësaj të fundit kanë reaguar duke deklaruar se do të kundërshtojnë çdo veprim në det për kërkimin e naftës pasi cenohet ambienti. Në të vërtetë lejet janë tre, sipas zonifikimit dhe në lejen e kërkimit F. R44. Gm, sipas titullimit në dekretin origjinal, zona kalon në një pikë kufitare me koordinatat e marrëveshjes së delimitimit mes Shqipërisë dhe Italisë. Të dyja vendet kanë nënshkruar marrëveshjen që në vitin 1992 dhe në këtë rast është disi e vështirë të pritet ndonjë notë nga pala shqiptare. Pa përjashtuar kuptohet tallavanë e Facebook.

Në të trija dekretit përcaktohet se leja është dhënë pa paragjykuar të drejtat e palëve të treta, duke rregulluar në normën juridike korrektesën e palës italiane, ndonëse në detin Jon nuk ka një marrëveshje përfundimtare mes të trija vendeve kufitare, Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë.

Kërkime në detin Jon, në jugperëndim të Korfuzit ka autorizuar edhe Greqia, e cila pritet që në muajin tetor të ligjërojë gjerësinë territoriale detare prej 12 miljesh.

Kërkimi nga të dyja shtetet fqinj e bën të besueshëm se edhe zona shqiptare e detit Jon ështën potencialisht naftëmbajtëse, edhe pse deri më sot nuk ka një shprehje inetersi në këtë drejtim. Në Itali teknologjia që do të përdoret quhet airgun dhe është me shpërthim, një tjetër arsye kjo që ambientalistët kundërshtojnë, shkruan Respublica.

Ndërkohë në Greqi, Joni, njësoj si Egjeu po shihen si zgjidhje afatgjatë për problemet ekonomike. Në majin e vitit të kaluar, kreu i shoqërisë greke për menaxhimin e burimeve hidrokarbure, Yannis Bassias, deklaroi se Greqia shpreson që të përfitojë 600 miliardë euro në 25 vjet mbi një rezervuar nafte dhe gazi që mendohet se përmban respketivisht 3 miliardë barrela naftë dhe 4 trilion metra kubë gaz.

 

/a.meta

 

Next Post
Bora zbardh Kukësin dhe Dibrën, nuk ka probleme në rrugën e Kombit

Moti i ftohtë , ARRSH: Në Kukës të gjitha rrugët të kalueshme, po punohet edhe në Tropojë e Has

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

February 9, 2026
Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

February 9, 2026
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Jakup Krasniqin

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Jakup Krasniqin

February 9, 2026
Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

February 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

Socialistët mblidhen në Kryesi, të pranishëm Rama dhe Balluku

February 9, 2026
Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

February 9, 2026
Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

February 9, 2026
“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

February 9, 2026
Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

February 9, 2026
“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In