Italia shtrëngon masat antiCOVID-19

Urn Newsml Dpa 8959ecdd 1569 4ebf B0c5 A3171dda6f47 696x426

Qeveria italiane njoftoi sot shtrëngimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri, duke ndaluar festat private dhe vendosur një shtetrrethim për lokalet dhe restorantet.

“Qeveria shpreson që këto kufizime të jenë të mjaftueshme për të zvogëluar përsëri numrin e infektimeve”, tha kryeministri Giuseppe Conte para gazetarëve, në Romë.

“Ne duam të parandalojmë një kufizim të përgjithësuar”, shtoi ai.

Dekreti me masat e reja, i nënshkruar nga Conte, kufizon numrin e pjesëmarrjes në ceremoni, si dasma, pagëzime dhe funerale, në 30 persona dhe rekomandon mbajtjen e maskave edhe në shtëpi, kur miqtë ose të afërmit shkojnë për vizitë.

Gjithashtu, restorantet dhe lokalet do të duhet të mbyllen në mesnatë dhe nuk do të lejohet më grumbullimi i personave jashtë ambienteve të tyre duke filluar nga ora 21:00.

Rregullat e reja do të zbatohen për një muaj, duke filluar nga e mërkura.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com