Falë dy qeseve të plazmës hiperimune të marra nga pacientë të shëruar, një grua shtatzënë me fëmijën e dytë është shëruar nga koronavirusi në spitalin e Mantovas në Itali.
Ky është rasti i parë në Itali, që në grua shtatzënë shërohet nga koronavirusi me plazma shkruajnë mediat italiane. Pamela Vincenzi 28 vjeçe u shtrua në spital më 9 prill pasi gjendja e saj u rëndua nga COVID-19.
24 orë pasi u shtua gruaja shtatzënë përfundoi në repartin e pneumologjisë me probleme të rënda me frymëmarrjen. Por tashmë gjithçka ka kaluar dhe ajo sot është rikthyer në shtëpi shëndoshë e mirë pas dy tamponëve negativë.
“Plazma më ka rilindur”- ka thënë 28-vjeçarja. Deri tani ne Itali kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 24 648 persona, ndersa të infektuarit kane shkuar në 183 957.