Vijojnë rastet e reja me koronavirus në Itali, ashtu sikundër edhe vdekjet në spitale.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 210 raste, si edhe kanë humbur jetën 34 pacientë.
Numri i viktimave me koronavirus ka arritur më 34 mijë e 405, ndërsa në total janë infektuar 237 mijë e 500.
Autoritetet italiane të shëndetësisë shprehen optimistë mbi reduktimin e fuqisë së përhapjes së virusit në territorin kombëtar.
Numri i personave aktivë aktualë me Covid-19 është 24 mijë e 569.
Autoritetet italiane vazhdojnë dita ditës të kryejnë testime në masë të popullsisë. Në 24 orët e fundit janë marrë 46 mijë e 882 tamponë.
/a.r