• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Italia rol mbrojtës nda Shqipërisë për integrimin në BE”

by Java News
10/08/2018 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë në një takim të organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Aldo Moro” të Barit, ku u diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe ecuria e deritanishme e Programit të financuar nga BE-ja “Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi”.

Gjatë fjalës së tij z.Balla ka theksuar nevojën e forcimin e mëtejshëm ekonomik mes dy vendeve, e veçanërisht me rajonin e Pulias. Ndërkohë gjatë një intervistë dhënë në edicionin qendror të lajmeve të “TeleBari”, kryetari i grupit kuvendor socialist ka vlerësuar maksimalisht mbështetjen e qeverisë italiane në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

 “Dua të theksoj se në planin institucional, qeveria e re italiane ka mbajtur po atë qëndrim të mbështetjes së vendeve të Ballkanit, por veçanërisht Shqipërisë, në rrugën e saj drejt Integrimit Europian. Edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Europian, Ministri i Jashtëm, por e gjithë qeveria ka luajtur një rol mbështetës. Unë jam i bindur se roli mbrojtës që Italia gjithnjë i ka bërë Shqipërisë do të mbetet i njëjti, por mbetem i mendimit se mund të gjejmë mundësi të tjera bashkëpunimi, të pa shfrytëzuara akoma deri tani. Një bashkëpunim që nuk është vetëm përmes strukturave të mëdha Europiane si Projektet IPA, por duhet të gjejmë edhe mundësi të tjera. Unë i kthehem gjithmonë mundësive që ofron Shqipëria për bizneset italiane të vogla dhe të mesme. Ka mundësi shumë të mira për të zhvilluar këto biznese në Shqipëri duke bërë të njëjtat investime, por në një vend më afër i cili është vetëm pak orë distancë me target”,- u shpreh Balla.

Më tej ai është ndalur në nevojën e rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve,  duke u përshtatur me tendencat e zhvillimeve rajonale dhe globale. 

“Këtë shtator është Fiera Del Levante dhe ne duhet të rimarrim disa projekte për zhvillimin e përbashkët, pasi si për Shqipërinë ashtu edhe për Malin e Zi dhe Maqedoninë, hyrja kryesore drejt Europës është Porti i Barit, është Puglia. Për Pulian, për Italinë Porti i Durrësit është një portë e rëndësishme drejt “Korridorit 8”. Dhjetë – pesëmbëdhjetë vite më parë vija këtu për të biseduar dhe bashkëpunuar për zhvillimin e “Korridorit 8”. Në këtë moment ju e dini më mirë se unë që flitet shumë për projektet INTEREG IPA mes Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi dhe këtu ka shumë hapësira për t’u shfytëzuar. Kanë kaluar 4 vite tashmë që nga viti 2014 kur ky projekt ka filluar. Bëhet fjalë për një shumë prej 92 milionë eurosh dhe pas 4 vitesh ne konstatojmë që jo të gjitha mundësitë e dhëna janë shfrytëzuar siç duhet nga palët. Them këtë pasi Italia është përfaqësuar në këtë projekt përmes Rajonit të Puglia-s dhe asaj të Molise dhe në këtë rast Pugla ka rolin kryesor drejtues në këtë projekt mes tre vendeve. Italia është aktorja kryesore, si anëtare e Bashkimit Europian dhe më pas vijnë dy vendet e tjera të vogla që janë rrugës, drejt Integrimit Europian”, u shpreh Balla.

Next Post
Elvana Gjata marros deputetin…Erion Braçe!

VIDEO/ Ja kush është personi që u rrah dhe u arrestua në koncertin e Elvana Gjatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In