Kryeministrit Giuseppe Conte ka firmosur vendimin e qeverisë për mbylljen e bareve dhe të restoranteve nga ora 18:00 e pasdites, vendim që hyn në fuqi duke filluar nga e hëna e 26 tetorit.
Mediat vendase bëjnë me dije se nga mbledhja e qeverisë e zhvilluar gjatë natës është vendosur që në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e Covid të vendoset mbyllja e kafeneve, restoranteve, teatrove, kinemave në një orar të caktuar. Baret dhe restorantet mësohet se do të qëndrojnë të hapura të dielave, kjo me qëllim që të shmangen mbledhjet familjare.
Masat e reja kufizuese do të jenë me afat një muaj.
/e.rr











