Në Itali sot bilanci i pandemisë shënon sërish shifra shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit kanë qenë 30550 personat e infektuar.
Ndërkohë, viktimat janë në linjë me ditën e djeshme, 352 kundër 353 të ditës së djeshme, që çon numrin total të tyre drejt shifrës 40 mijë.
Sipas të dhënave, rreth 10% i tamponëve rezulton pozitiv, një e dhënë jo e mirë sipas ekspertëve, ndërkohë që të shtruarit në terapi intensive janë 2292.
Lombardia me 7800 raste mbetet rajoni më i goditur, i ndjekur nga Kampanja me më shumë se 4 mijë raste, dhe Piemonte me 3577./d.c