• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Italia miraton ligjin: Të korruptuarit, largim përjetë nga administrata

by Java News
19/12/2018 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia sapo ka miratuar ligjin e ri antikorrupsion i cili synon të luftoj korrupsonin në administratën publike e sjellë një transparencë të plotë ndaj financimeve partiake.

Individët e dënuar për korrupsion do të largohen përjetë nga postet në administratën publike italiane e të gjitha forcat politike, lëvizjet politike, shoqatat e lidhura me to apo fondacaionet kanë detyrimin e publikimit online të të gjitha financimeve që nga shuma minimale 500 euro

Ky ligj i kërkuar fortësisht nga forca qeverisëse Lëvizja 5 Yje u miratua me shumicë votash nga Parlamenti Italian me votat kundër të demokratëve, e me mungesën në sallë të deputetëve të partisë Forza Italia me lider ish-kryeministrin Silvio Berlusconi.

“Është një ditë historike”, u shpreh në sallën e parlamentit ministri italian i Drejtësisë Alfonso Bonafede. “Është një ligj për të gjithë qytetarët e ndershëm e për të gjithë sipërmarrësit që duan ta kryejnë mirë punën e tyre e për të gjithë personat që do ta bëjnë këtë vend të rilind.”

“Ia arritëm më në fund që në Itali kush korrupton apo korruptohet  të ndëshkohet me ligj”, tha ai.

Ligji i ri italian i antikorrupsionit parashikon norma të reja e mjaft të ashpra për këdo që dënohet qoftë dhe në shkallën e parë të gjykimit për korrupsion.

Ky ligj largon përjetësisht nga postet publike të gjitha ata persona të dënuar për korrupsion, ryshfet, e përvetësim të pronës publike, të gjitha ata të dënuar për tentativë ryshfeti, korrupsioni e përvetësimi të planifikuar, si dhe të gjitha ata persona që ndikojnë e favorizojnë trafiqet e paligjshme. U hiqet përjetë  mundësia e kontaktimit me administratën publike të gjithë sipërmarrësve të dënuar për korrupsion apo ryshfet.

Masa e dënimit për persona të dënuar për korrupsion, ryshfet e përvetësim  ndryshon nga  dënimi minimal 1 vit që ishte parashikuar në ligjin e mëparshme, në 3 vjet, e nga 6 vjet dënimi maksimal në 8 vite. Si dhe eliminohet masa e dënimit alternativ për të gjithë ata individë të dënuar për korrupsion.

Ky ligj vendos gjithashtu se të gjitha, partitë, forcat polite, lëvizjet poltike, shoqatat apo fondacionet e lidhura m to kanë detyrimin të publikojnë on line të gjitha financimet që i bëhen nga individë apo donatorë të nisura nga minimumi 500 euro. Gjithashtu të gjitha forcave politike u ndalohet marrja e kontributeve, përfitimeve apo dhe të formave të tjera mbështetëse nga qeveri apo organe publike të vendeve të huaja apo dhe nga persona juridikë rezidentë në një shtet tjetër.

“Ky ligj i kthen dinjitetin Italisë”, kanë deklaruar deputetët e 5 Yjeve, ndërsa për demokratët në opozitë, është një reformë e rrezikshme për sistemin e drejtësisë që shndërron individët ende në një proces gjykimi në fajtor të mundshëm./oranews

a.çupaj

Next Post
Hyn në liqenin e Farkës për t’u larë, mbytet 12-vjeçari

Bie masivi shkëmbor, një i vdekur në minierën e Pogradecit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In