Mbajtja e një distancë prej të paktën dy metrash, duke përshëndetur njëri-tjetrin nga larg pa puthje, përqafime apo shtrëngime duarsh, duke shmangur vendet e mbushura me njerëz, ata që kanë ethe duhet të qëndrojnë në shtëpi edhe nëse nuk kanë dyshim se kanë kontraktuar virusin.
Këto janë “rekomandimet” që duhen adresuar “për të gjithë italianët” të dërguar nga komiteti shkencor-teknik i kërkuar nga Kryeministri Giuseppe Conte në Ministrinë e Shëndetësisë për koronavirusin
Ndër rregullat e sjelljes që shkencëtarët sugjerojnë për qytetarët e të gjithë Italisë ekziston edhe ajo e parandalimit të të moshuarve që të dalin nga shtëpia.
Vendimi u mor gjithashtu pas bilancit të ri ku 79 persona kanë humbur jetën në Itali nga koronavirusi ndërsa 2 mijë të tjerë janë të prekur. /JavaNews/a.r