• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Italia, makthi 50-vjeçar i Gjermanisë

by A R
29/06/2016 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë e dinë që Italia është rivali më i frikshëm për Gjermaninë. Rivaliteti mes tyre mbart një histori 50-vjeçare që nga 31 maji 1962 deri më 28 qershor 2012.

Italia dhe Gjermania do të përballën serish, tani në çerekfinalen e Euro 2016. Në tetë sfida legjendare në Europian dhe Botëror, “pancerat” nuk arritën dot të fitonin asnjëherë.

 Botërori 1962 në Kili, 31 maj 1962 (0-0)

Ndeshja e parë zyrtare mes Gjermanisë dhe Italisë përfundoi pa gola dhe pa shumë shanse. Të vetmin shans të madh e pati Uve Zeler në minutën e 12-të, por në “Santiago de Kili” e dënoi traversa. Pas fitores ndaj Zvicrës dhe Kili, “pancerat” kaluan grupin, ndërsa Italia u skualifikua si vend i tretë.

Botërori 1970 në Meksikë, 17 qershor 1970 (Gjysmëfinale 3-4)

Gjysmëfinalja e shekullit dhe mitike. Në mes të vapës (40 gradë) para 110 mijë spektatorëve në “Aztekenstadion” të Meksikos, Roberto Boninsenja kalon në avantazh Italinë në minutën e 8- të, ndërsa Bekenbauer luan me sup të dëmtuar nga minuta e 65-të. Karl-Hainc Shnelinger barazon dhe ndeshja shkon në shtesë. Gjermania kalon në avantazh (Gerd Myler), Italia barazon (Burgnish). Të kaltrit i përmbysin (Riva), “pancerat” barazojnë (Gerd Myler 110′), ndërsa Xhani Rivera vulos 3-4. Pesë gola për 17 minuta, një gjysmëfinale historike. Italia e humb finalen 1-4 ndaj Brazilit.

Botërori 1978 në Argjentinë, 14 qershor 1978 (0-0)

Në mjegullën e Buenos Airesit, Gjermania i falet superformës së portierit Zep Maier. Ekipi i Helmut Shën del me një barazim pa gola kundër Italisë në fazën në grupe. Si ndaj Polonisë dhe Tunizisë, “pancerat” nuk shënuan. Ish-kampionët në fuqi të botës skualifikohen në turin e dytë 2-3 ndaj Austrisë, e cila quhet edhe “Turpi i Kordobës”, ndërsa Italia e mbyll turneun në vend të katërt

Botërori 1982 në Spanjë, 11 korrik 1982 (Finalja 1- 3)

Pas humbjes në gjysmëfinale 1970, finalja në Madrid ka qenë humbja më dëshpëruese. Ishte finalja e parë mes tyre dhe Italia e fitoi. Pas barazimit pa gola në pjesën e parë, brenda 24 minutave Paolo Rosi (57′), Marko Tardeli (69′) dhe Alesandro Altobeli (81′) i dhanë avantazhin 3-0 “axurrëve”. Pol Brajtner shënoi golin e nderit (83′). Italia mundi Argjentinën, Brazilin dhe në finale Gjermaninë duke çuar në Romë kupën e tretë të botës.

Europiani 1988 në Gjermani, 10 qershor 1988 (1-1)

Gjermani-Itali çeli Europianin në Dyseldorf. Trajneri aktual i Interit, Roberto Mançini, i jep avantazhin në minutën e 53-të, ndërsa Andreas Brehme barazon pas 3 minutash nga një goditje dënimi. Ekipi i drejtuar nga Bekenbauer skualifikohet në gjysmë- finale nga Holanda (1-2). Në këtë fazë skualifikohet edhe Italia

Europiani 1996 në Angli, 19 qershor 1996 (0-0)

Edhe pse doli barazim pa gola, Gjermania doli nga fusha moralisht fituese. Ishte ndeshja e tretë në grup dhe Andreas Këpke i pret penalltinë Xhanfrako Zolës dhe ndeshja mbyllet pa gola. Gjermania e mbyll e parë grupin, ndërsa Italia shokohet pas barazimit në minutën e fundit mes Rusisë dhe Çekisë, pasi skualifikohet. Këpke shndërrohet në heroin e gjysmëfinales ndaj Anglisë dhe “pancerat” e Berti Fogst fitojnë trofeun e tretë Europian në “Uembli” pas “goldengolit” të Bierhofit ndaj Çekisë.

Botërori 2006 në Gjermani, 4 korrik 2006 në Dortmund (Gjysmëfinale 0- 2)

Në gjysmëfinale, në stadiumin e Dortmundit, Italia u shkatërron gjermanëve ëndrrën për të fituar Botërorin në shtëpi. Në një duel të barabartë pa gola dhe kur të gjithë mendonin se do vulosej nga penalltitë, Fabio Groso (119′) dhe Alesandro Del Piero (120′) shënojnë në dy minutat e fundit të shtesës dhe Balak shpërthen në lot. Pesë ditë më pas fitojnë kupën në mes të Berlinit me penallti ndaj Francës.

Europiani 2012 në Poloni-Ukrainë, 28 qershor 2012 (Gjysmëfinale 1-2)

Mario Baloteli, tmerri i Gjermanisë. Me dy golat e tij (20′, 36′) vulosi fitoren e Italisë. Në golin e tij të dytë ai pozon si figurë “bodybuilding” duke u treguar muskujt gjermanëve. Goli i Ozilit në minutën e fundit nuk shmangu dot humbjen. Momenti më i hidhur për Lëvin në fushën e Varshavës, të cilën e rikuperon 2 vite më vonë me triumfin në Botëror. Por, në finale, Italia shkatërrohet 0-4 nga Spanja. /Panorama Sport/

Next Post

Shkolla e Kukësit letër Veliajt: Jemi si mos më keq, na merr në juridiksion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryhet me sukses nga mjekët e Spitalit të Traumës ndërhyrja e vështirë kirurgjikale te pacienti 23-vjeçar!

Kryhet me sukses nga mjekët e Spitalit të Traumës ndërhyrja e vështirë kirurgjikale te pacienti 23-vjeçar!

December 20, 2025
Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

December 20, 2025
VIDEO/ Rikthehen emigrantët për festat e fundvitit, fluks pasagjerësh në portin e Vlorës

VIDEO/ Rikthehen emigrantët për festat e fundvitit, fluks pasagjerësh në portin e Vlorës

December 20, 2025
30 vjet më vonë, zëri i gruas që paralajmëroi skandalin Epstein del në dritë

30 vjet më vonë, zëri i gruas që paralajmëroi skandalin Epstein del në dritë

December 20, 2025
DETAJE/ Kush është 23 vjeçari që u kap me kanabis në formë xhelatine e ardhur nga Kanadaja. Droga do shitej në lokalet e zonës së “5 Majit”

DETAJE/ Kush është 23 vjeçari që u kap me kanabis në formë xhelatine e ardhur nga Kanadaja. Droga do shitej në lokalet e zonës së “5 Majit”

December 20, 2025
SHBA kryejnë sulme masive kundër ISIS-it në Siri: Nëse shënjestroni amerikanët, do t’ju vrasim pa mëshirë

SHBA kryejnë sulme masive kundër ISIS-it në Siri: Nëse shënjestroni amerikanët, do t’ju vrasim pa mëshirë

December 20, 2025
Tragjike në Lezhë, 42 vjeçari gjendet e i pajetë në dyqan/ Nëna e tij nuk e duron dhimbjen dhe i jep fund jetës (EMRAT)

Tragjike në Lezhë, 42 vjeçari gjendet e i pajetë në dyqan/ Nëna e tij nuk e duron dhimbjen dhe i jep fund jetës (EMRAT)

December 20, 2025
Transportonte kallashnikov dhe municion brenda një valixheje, arrestohet pranë terminalit të autobusëve 24-vjeçari!

Transportonte kallashnikov dhe municion brenda një valixheje, arrestohet pranë terminalit të autobusëve 24-vjeçari!

December 20, 2025
“Do të vdes si burrë”, çfarë shkroi Riza Dani në letrat e cigares para pushkatimit! Kush ishte juristi që sfidoi Enver Hoxhën e Koçi Xoxen..

“Do të vdes si burrë”, çfarë shkroi Riza Dani në letrat e cigares para pushkatimit! Kush ishte juristi që sfidoi Enver Hoxhën e Koçi Xoxen..

December 20, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Në punë do të keni mundësi të merrni iniciativa që do të vlerësohen nga të tjerët! Mos hezitoni të.. Çfarë kanë rezervuar yjet për sot

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In