Pak ditë pas ekstradimit nga Shqipëria, Nezar Seiti, i njohur si financieri i grupit ‘Habilaj’, ka dalë para gjykatës në Itali. Burime nga seanca bëjnë me dije për Report Tv se Seitit i është komunikuar masa e sigurisë ‘arrest me burg pa afat’.
Masa është dhënë ditën e sotme në orën 15:00 nga Gjykata e Katanias. Burime për Report Tv nga seanca e masës për Nezar Seitin deklaruan se ai nuk i është përgjigjur asnjë pyetjeje të hetuesve italianë. Seiti ka refuzuar të japë deklarime në gjyq.
Ndërkohë, në Shqipëri ekstradimi i Seitit ka hapur një debat të gjerë dhe Prokuroria e Durrësit ka nisur tashmë hetimet. Seiti do të qëndrojë në paraburgim, i veçuar nga anëtarët e tjerë të bandës ‘Habilaj’, të cilët ishin të përfshirë në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.
a.ç