• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Italia ‘kantier’, rikompozim total i kombëtares, rikthehet Baloteli?

by A R
14/11/2017 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu siç ndodh pas çdo dështimi, Italia është e detyrur t’i nënshtrohet një rinovimi për t’u rinisur dhe për të lënë pas zhgënjimin e madh të Botërorit të humbur, i dyti pas 1958-ës. Tashmë e gjithë vëmendja do të përqendrohet te “Euro 2020”-a, një takim për të mos dështuar.

Pas barazimit 0-0 në “San Siro” kundër Suedisë kanë ardhur edhe tre lamtumira të rëndësishme: nuk do të luajnë më në kombëtare Gianluigi Buffon, Andrea Barzagli dhe Daniele De Rossi, “tre mohikanët” e fundit të triumfit të fundit të Italisë në Botërorin e 2006-ës. Në dyshim ndërkohë e ardhmja e Giorgio Chiellini-t, i cili ende nuk ka sqarur pozicionin e tij.

Pastaj janë ata që nuk e kanë lajmëruar lamtumirën, por që rrezikojnë seriozisht të jenë të pranishëm në grumbullimet e tjera, si për arsye teknike apo personale: fjala është për Parolo dhe Eder, përveç Montolivo-s që nuk është thirrur në takimet e fundit.

Rilindja e Axurrëve do të bazohet te talentet e reja të cilat sigurisht që nuk mungojnë: trashëgimtari i Buffon-n është Donnarumma, ndërsa në mbrojtjte do të ketë hapësira për Rugani, Romagnoli, Caldara-n dhe Bonucci-n që do të bëjë “mësuesin” për të dy. Nuk përjashtohet as përfshirja e Emerson Palmieri-t.

Në mesfushë mund të kenë së shpejti një mundësi Barella dhe Pellegrini, zbulimi i Cagliari-t dhe Roma-s: bashkë me ta do të rikonfirmohen Jorginho, Gagliardini dhe Florenzi. Për t’u kuptuar ndërkohë situata e Verratti-t në projektin e ri: mesfushori i PSG-së ka në favor moshën e re (25-vjeç), por performancat e tij me kombëtaren kanë zhgënjyer thuajse gjithmonë.

Përpara do të riniset Immobile dhe Belotti, ndoshta jo Gabbiadini që dështoi pikërisht në ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit. Përtej Eder do të jetë sikleti i zgjedhjes për krahët: Insigne, Bernardeschi, El Shaarawy dhe Candreva, ky i fundit ende në orbitën e kombëtares pavarësisht moshës 30-vjeçare. Në gjendje gatishmërie Verdi dhe Chiesa, ndërsa në pikëpyetje Berardi, që duhet më parë të rigjejë shkëlqimin me Sassuolo-n.

Për të mos u harruar as Zaza (jashtë për shkak dëmtimi kundër Suedisë) dhe mbi të gjithë Balotelli: mund të jetë pikërisht ai surpriza e trajnerit të ri./a.m.

Next Post
Dhuna në Kuvend, përjashtohen nga puna 11 policë në Maqedoni

Dhuna në Kuvend, përjashtohen nga puna 11 policë në Maqedoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In