Italia i ndez dritën jeshile ndërtimit të gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP). Ka qenë Ministrja e Zhvillimit Ekonomik e Italisë Federica Guidi e cila firmosi urdhrin që autorizon gazsjellësin TAP të nisë ndërlidhjen tubacionit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, për të filluar punën dhe do të lejojë hapjen e një rruge të re të furnizimit me gaz.
Ky urdhër mundëson ndërtimin dhe funksionimin e TAP, duke përfshirë edhe shpronësimin. Urdhri parashikon që puna të fillojë nga 16 maj 2016, dhe të përfundojë më 31 dhjetor 2020.
Ky projekt ka marrë dritën e gjelbër nga Këshilli i Ministrave të Italisë, më 29 prill. Projekti tani do të bëhet në përputhje me të gjitha kërkesat e vendosura nga qeveria në procedurë, dhe duhet të sigurohet, në marrëveshje me autoritetet vendore, masat e nevojshme për të maksimizuar efektet pozitive në ekonominë e zonës dhe për veprimtaritë lokale.









