• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

ITALIA / Fytyra dhe fjalë: 84 ditë, me shumën zero

by Java News
28/05/2018 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në realitet për Berlusconin, parakalimi i Salvinit është humbja më e madhe e jetës. Edhe buzëqeshja e Melonit është e hidhur: nëse Lega shembet edhe në Romë e në Jug, çfarë bën partia e saj? Të vetmit që nuk mund të këndojnë fitore, janë ata të PD, të zbritur në minimumin historik për të majtën italiane, por Renzi thotë: nuk dorëhiqem.

Në 5 mars, Di Maio merr përsipër udhëheqjen e qeverisë: “Jam gati që të flas me të gjithë”. Më pas zbret nga sheshi i hotelit të marrë me qera për këtë rast – një me 5 Yje, natyrisht – pa iu përgjigjur pyetjeve, dhe pa e fshirë, si gjithmonë, përshtypjen që ka mësuar përmendësh, pjesën e shkruar nga “Casaleggio&Associati”.

Salvini mban fjalime më të gjatë se Fidel Castro, i lumtur sepse faqja e tij në Facebook ka kaluar edhe atë të Macronit: pas Merkelit, është tashmë politikani evropian me më shumë miq. Megjithatë, bën të ditur se nuk do të jetë ai kryeministri: “Jam gati të bëj një hap prapa”. Renzi jep dorëheqjen, por jo menjëherë. Berlusconi deklaron: “Qendra e djathtë është e bashkuar”.

Vallëzimet hapen me zgjedhjen e presidentëve të Dhomës dhe Senatit. Salvini dhe Di Maio dakordësohen prapa shpinës së Berlusconit, i detyruar të sakrifikojë Romanin, që largohet nga udhëheqja e senatorëve. Senatorët marrin frymë të çliruar, gjë që u ndodh edhe deputetevë; edhe Brunetta refuzon të marrë kryesimin e grupit. Zgjidhen Maria Elisabetta Alberti Casellati, që “Il Fatto” e quan Serbelloni Mazzanti Viendalmare, si kontesha e Fantocit, dhe Roberto Fico, i cili mbjell panik duke shkuar në Montecitorio fillimisht me autobus, më pas me taksi, i shoqëruar nga dy makina të grupit të shoqërimit. Ndërsa Di Maio lëviz me automjet, duke saktësuar se nuk është blu, por gri. Renzi: “Dorëheqja ime është e vërtetë dhe në funksion, menjëherë”. Berlusconi: “Qendra e djathtë është më e bashkuar se kurrë, i besoj Salvinit”.

Në serinë e parë të konsultimeve, qendra e djathtë paraqitet në Quirinalo e përçarë. Berlusconi kërkon detyrën për Salvinin, i cili megjithatë, nuk e do: “Nuk shkoj të kërkoj deputetë në parlament, si kërpudha në pyll”.

Nis seria e dytë e konsultimeve. Këtë herë, qendra e djathtë paraqitet e bashkuar. Por, ndërkohë që Salvini merr fjalën për t’u hapur para mbështetësve të Grillos, Berlusconi i merr mikrofonin dhe i quan ata, Grilistët, armiq të demokracisë. Casellati, ndërkohë, bën më shumë rrëmujë edhe se sa kontesha e sipërpërmendur. Më pas e provon Fico, për të verifikuar hipotezën e një marrëveshjeje mes Pesë Yjeve dhe PD. Pas dy ditësh, Fico deklaron i buzëqeshur: “Mandati pati rezultat pozitiv”. Martina konfirmon që bisedimet mund të fillojnë. Renzi del në tv: “Nuk mund të bëhemi ortakë minorance të Casaleggios”.

Di Maio bën të ditur se bisedimet kanë përfunduar që para se të fillojnë. Armiqtë e tyre këmbëngulin se të dy kanë bërë përpjekje në fshehtësi, por nuk kanë filluar. Berlusconi përsërit unitetin e qendrës së djathtë.

Seria e tretë e konsultimeve. Di Maio kërkon detyrën për veten e tij dhe shpall: “Po lind Republika e Tretë”. Këtë herë, detyrën e kërkon ta marrë Salvini. Mattarella nuk ia jep asnjërit. Këshillohet me të gjithë, madje edhe me presidentin e Potenza calcio, Salvatore Caiata, me flokë të gjatë deri në supe, “që përfaqëson deputetët e Pesë Yjeve, por të cilin Pesë Yjet nuk e duan më”. Në fund propozon një qeveri neutrale.

Të gjithë i përgjigjen “jo” – “më mirë mbajmë Gentilonin” – përveç PD, e cila është partia e vetë Gentilonit. Salvini: “Jemi gati të votojmë në 15 korrik”. Di Maio: “Ne jemi gati që në 8”. I nderuari Caiata hidhet në sulm: “Nuk u takon Salvinit dhe Di Maios të vendosin datën e zgjedhjeve”.

Kërcënimi i një qeverie si ajo e Montit rrezikon të hedhë të gjithë në krahët e njëri-tjetrit. Di Maio refuzon Palazzo Chigin, dhe siguron që kryeministri do të jetë “një mik i popullit”. Berlusconi heq dorë nga vetoja e tij dhe e lë të lirë Salvinin që të provojë: “Kam besim tek Matteo”. Ata të Grillos dhe Legës hartojnë programin për qeverinë më të çmendur të botës. Një dorë anonime nxjerr për Huffington Post një draft të programit, siç bëhej në vitet shtatëdhjetë me komunikatat. Flitet për dalje nga Euro dhe eleminim të letrave me vlerë. Vjen menjëherë përgënjeshtrimi: po bënin shaka. Megjithatë, në versionin përfundimtar ka me të vërtetë 160 miliardë, shpenzime shtesë dhe të ardhura të munguara. Di Maio: “Ka lindur Republika e Tretë”.

Detyra i ngarkohet Giuseppe Contes, i cili ka të njëjtin mbiemër dhe të njëjtin model flokësh me ish trainerin e kombëtares, por është shumë më pak i njohur. Por dihet që ka ndjekur kurse në Universitetin e Nju Jorkut. Berlusconi: “Bëra gabim që i besova Salvinit”. Krerët e PD mblidhen në Romë me një mijë delegatë, për t’i informuar se gjithçka është shtyrë; delegatët i fyejnë. Universiteti i Nju Jorkut bën të ditur se Conte nuk ka ndjekur kurrë kurse, as edhe verorë. Në internet qarkullon fotografia e Oscar Gianninos, i veshur si Oscar Giannino, që thotë: “Më kujtohet Conte, kemi studiuar bashkë në Amerikë”.

Megjithatë, tratativa nuk ngec në këto detaje, por në emrin e Ministrit të Thesarit. Quirinale bën të ditur se ka pranuar çdo kërkesë: kryeministrin e panjohur, Salvini tek Ministria e Brendshme, dy ministri për Di Maion; nëse marrëveshja duhet të hidhet në erë për një profesor të shkuar në moshë, kjo ndodh sepse Salvini ka ndryshuar mendje. Në fakt lideri i Legas kërkon rikthim të menjëhershëm në zgjedhje; nuk kuptohet me çfarë fytyre do të rindërtojë qendrën e djathtë, pasi ka treguar që preferon të qeverisë me Di Maion, më mirë se me Berlusconin.

Por, Berlusconi është ribërë i kandidueshëm dhe shprehet i gatshëm ta falë Matteon. E terrorizuar nga zgjedhjet është PD, ku Martina zbulohet më e ndërlikuar se sa Katerina de Medici, që pas bashkëshortit iu desh të varrosë tre bij dhe të organizojë sulmin e natës së Shën Bartolomeut. Di Maio: “Nëse Alfano ka qenë pesë vjet ministër, pse jo Savona?”. Salvini: “Nuk është e mundur që 20 përqind e italianëve janë të çmendur dhe përdorin ilaçe për shëndetin mendor”. / Corriere della Sera – Bota.al

a.ç

Next Post
Tirana mirëpret “INTERNATIONAL PUPPET THEATRE FESTIVAL ALBANIA”

Tirana mirëpret “INTERNATIONAL PUPPET THEATRE FESTIVAL ALBANIA”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In