• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Italia drejt një krize financiare, tronditet tregu i bonove

by Java News
30/05/2018 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia është zhytur përsëri në krizë. Disa javë negociatash mes grupeve politike jo-tradicionale nuk arritën të nxjerrin një qeveri të re koalicioni. Kriza politike po rrezikon të dëmtojë përpjekjet për rindërtimin e bankave të vendit, duke minuar vlerën e kapitaleve të tyre, dhe duke rindezur frikën e daljes nga Eurozona. Këto dyshimet kanë tronditur tregjet e bonove të thesarit të Italisë.

Italia u detyrua sot të ngrejë interesat për bonot 10 vjeçare në nivelin më të lartë në katër vitet e fundit, për t’i bërë ato tërheqëse për investitorët. Tregu i bonove u trondit nga kriza politike. Shqetësimet rreth planeve të shpenzimeve të qeverisë së re janë pasuar me shpejtësi nga frika e largimit të Italisë nga Eurozona.

“Ajo që shihet në tregun e bonove të qeverisë italiane, që janë zakonisht investime me rrezik të ulët, të krijon idenë e shqetësimit të investitorëve. Tregu i bonove qeveritare është i dominuar në pjesën më të madhe nga menaxherët e fondeve të pensioneve që investojnë me pak rrezik. Pra nëse këta lojtarë janë spektikë rreth bonove të qeverisë italiane, ka të ngjarë që edhe të tjerë në tregjet financiare të jenë në të njëjtën pozitë”,thotë David Madden, analist i tregjeve financiare.

Italia shiti 5.57 miliardë euro në bono thesari, duke mos arritur për pak kufirit maksimal të 6.0 miliardë eurove.

Kërkesa ishte më e fortë për bonot pesëvjeçare krahasuar me bonot më të rrezikshme 10-vjeçare.

Kjo vjen pasi tregjet e letrave me vlerë të Italisë patën të martën ditën e tyre më të keqe në 26 vjet.

Investitorët po spekulojnë përsëri për atë që do të bëjë Banka Qendrore Evropiane për të zgjidhur problemin e rritjes së çmimit për blerjen e borxhit italian që po shkakton vështirësi për bankat italiane dhe po rigjallëron dyshimet rreth një shkëputje nga Eurozona.

Pasojat do të jenë të mëdha në se përsëritja e zgjedhjeve, në ekonominë e tretë më të madhe të botës, bëhet një referendum de-facto për anëtarësinë e Italisë në Eurozonë dhe rolin e saj në Bashkimin Evropian.

Ekonomia e Italisë është të paktën 10 herë më e madhe sesa ajo e Greqisë e cila pati nevojë për 250 miliardë euro nga Eurozona dhe fonde nga FMN-ja për t’i shpëtuar nga falimentimit. Në se Italia ka nevojë për një mbështetje të ngjashme, shifrat do të ishin alarmante.

Next Post
Ambasada jep njoftimin: Ja kur dalin përgjigjet për Lotarinë Amerikane

TABELA/ Në tre vite gati 1 milion shqiptarë kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In