Një shqiptar nga Kosova u dëbua nga autoritetet italiane pasi dyshohet për lidhje me grupin terrorist ISIS. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një të ri 28-vjeçar i cili jetonte në zonën e Bolzanos. Ndërkohë, nuk jepen të dhëna për identitetin e shqiptarit.
Bëhet me dije se deportimi i kosovarit është firmosur nga Ministri i Brendshëm italian Minniti. I riu po hetohej prej kohësh. Ka të dhëna se ai ishte në kontakt me terroristët e ISIS. Ai ishte pjesë e organizatës “Rinia Islamike Kaçanik”.
Sipas informacioneve 28-vjeçari kishte qenë në Siri në periudhën 2014-2015./a.m.