• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Italia dëbon 47-vjeçarin shqiptar, mediat nxjerrin “CV”-në e Andrea Kercanajt: Nga pazaret e drogës tek atentatet…

by A R
02/06/2024 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kishte një sërë dënimesh dhe gjykime të tjera në pritje, por për shkak të mistereve të pazbuluara nga drejtësia italiane, pas më pak se tre vjet në burg, u lirua. Tani për të ka mbërritur një biletë, me shpresë vetëm me një drejtim, për në Shqipëri”.

Kështu shkruan italiania Il Messaggero për Andrea Kercanajn, një 47-vjeçar i cili mbrëmjen e së premtes u dërgua me fluturim direkt për në Tiranë. Media fqinje e konsideron atë si pjesëtar të rrezikshëm të botës së krimit shqiptar në Frosinone. Atje ai njihet edhe me emrin Sandro dhe nuk është i padëgjuar për policinë dhe gjykatat.

Në “CV”-në e tij penale, shqiptari ka dënime të shumta përfshirë edhe nga ato që kanë marrë formë të prerë. Bëhet fjalë për dënime të tilla si vjedhje, armëmbajtje pa leje, zhvatje, shfrytëzim prostitucioni dhe faktin se drejtonte një organizatë kriminale që synonte treguan e paligjshëm të lëndëve narkotike. Sipas asaj që shkruan italiania, bëhet fjalë për një degë shpërndarjeje lëndësh narkotike në burgun e Frosinone-s, ku droga shpërndahej falë një gardiani të korruptuar.

Në burg, Kercanaj rrezikoi shumë. Në vitin 2021, ai u përfshi në disa të shtëna me armë. Ishte Alessio Peluso, i njohur si O Niro, bosi i lagjes veriore të Mianos në Napoli që qëlloi me një armë që e mori me dron. Ai donte të hakmerrej sepse pak ditë më parë shqiptari bashkë me 4 persona të tjerë e kishin rrahur.

Disa vite më parë, për Kercanajn kishte shkuar edhe më keq. Një bashkatdhetar e qëlloi me armë në fytyrë. Për muaj të tërë, 47-vjeçari luftoi mes jetës e vdekjes. Pas tentativës për vrasje qëndron lufta për kontrollin e rrjetit të prostitucionit në rrugët e Frosinone. Më pas u arrestua dy herë, për shkak se kontrollonte shpërndarjen e drogës në banesat publike në rrugën Bellini. Ai ka përfunduar në telashe edhe për një tentativë zhvatjeje ndaj Ernesto Barile.

“Figura të tjera drejtuese të krimit vendas i ishin nënshtruar atij. Bota e krimit shqiptar ka imponuar dominimin e saj në Frosinone vitet e fundit”, shkruan Il Messggero. Dhe rasti më i fundit që zbulon është krimi në një lokal në qendër të qytetit ku u vra Kasem Kasmi.

“Kercanaj është padyshim një nga krerët e padiskutueshëm të krimit të organizuar shqiptar”, shkruan Il Messagero duke iu referuar burimeve nga policia.

47-vjeçari pavarësisht dënimeve dhe gjyqeve u la i lirë pas rreth 3 vitesh në burg. Pas të shtënave në “Aldo Maro”, ku u vra 27-vjeçari Kasmi, policia intensifikoi kontrollet kundër krimit e kështu edhe prezenca e Kercanajt nuk kaloi pa u vënë re. Në këtë mënyrë, autoritetet atje miratuan vendimin për dëbimin e tij. Pavarësisht apelit, drejtësia italiane vendosi për riatdhesimin e tij për shkak edhe të rekordeve të shumta penale. E kështu rreth orës 23:00 nën shoqërimin e policisë ai iu nis nga aeroporti i Fiumicino-s drejt Tiranës.

/a.r

Next Post
Mediat e huaja fokusojnë Ramën duke ndjekur finalen e Champions League në “Wembley”

Mediat e huaja fokusojnë Ramën duke ndjekur finalen e Champions League në “Wembley”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In