Jorginho nuk do të jetë midis 23 lojtarëve të Italisë në Euro 2016. Pritej që trajneri Antonio Conte ta merrte në Francë mesfushorin e Napolit, pas dëmtimit të Riccardo Montolivos, por me sa duket i ka konsideruar mjaftueshëm dy qendrorët e tjerë, De Rossi e Thiago Motta. Jashtë edhe Bonaventura, ndërsa konfirmohet Bernardeschi. Në mbrojtje është Ogbonna, i preferuar para Astorit e Ruganit.
Lojtarët e mbetur jashtë do të qëndrojnë me skuadrën, pasi, në rast dëmtimesh deri në 24 orë para ndeshjes së hapjes së Europianit, mund të bëhet një zëvendësim.
Portierë: Buffon (Juventusntus), Marchetti (Lazio), Sirigu (PSG)
Mbrojtës: Barzagli (Juventus), Bonucci (Juventus), Chiellini (Juventus), Darmian (Manchester United), De Sciglio (Milan), Ogbonna (West Ham).
Mesfushorë:Bernardeschi (Fiorentina), Candreva (Lazio), De Rossi (Roma), El Shaarawy (Roma), Florenzi (Roma), Giaccherini (Bologna), Sturaro (Juventusntus), Thiago Motta (PSG), Parolo (Lazio).
Sulmues: Eder (Inter), Immobile (Torino), Insigne (Napoli), Pellè (Southampton), Zaza (Juventus).
GdS/d.i.