Një 44-vjeçar shqiptar është gjetur në gjendje kritike për jetën në rrugën “Fior di Vetta”, të qytetit Prato, Itali.
Sipas medias italiane, ai prej 15 vitesh jetonte në këtë qytet.
Të enjten e kaluar, kanë qenë disa kalimtarë që kanë dhënë alarmin pasi e kanë parë burrin në gjendje të rëndë por edhe pse ka mbërritur ambulanca duke e dërguar shqiptarin në spital, një ditë më pas, ai ka humbur jetën në spital si pasojë e hemorragjisë cerebrale.
Policia ka nisur hetimet për këtë vdekje të mistershme.
Nga të dhënat e para mësohet se nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e 44-vjeçarit shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë ende publik.
/a.r