Ka vdekur në moshën 83-vjeçare, në spitalin San Paolo në Milano, bosi i mafias, Bernardo Provenzano. Kapoja i Cosa Nostra-s, i cili vuante nga kanceri në fshikëzën e urinës, ishte i burgosur në burgun e Parmës.
Provenzano e nisi aktivitetin kriminal në fshatin e tij të lindjes, Corleone. Më 1963, i denoncuar nga karabinierët për vrasjen e një mafiozi, u fsheh për një periudhë rekord. Pas 43 vitesh në arrati, Provenzano u arrestua më 2006 nga policët e skuadrës së lëvizshme të Palermos dhe nga agjentët e SCO.
d.i.