Një termet me magnitudë 4.2 ballë u regjistrua pranë Amatrices në krahinën e Rietit në Itali.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë tërmeti ran ë orën 00:34 dhe ka pasur një thellësi prej 8 kilometra. Ndërsa epiqendra ishte 3 km nga Amatrice.
Tërmeti u ndje edhe në Romë, por fatmirësisht nuk pati raportime për dëme në njerëz apo materiale.
Ndërkohë tërmetin 4.2 ballë e shoqëruan edhe 15 lëkundje të tjera gjatë natës, por me intesitet të vogël.
Lëkundjet u ndjenë mes krahinave të Rietit, Ascoli Piceno, L’Aquila, Perugia dhe Macerata. Lëkundja më e fortë ishte ajo me magnitudë 2.1 ballë në orën 2:41.
a.ç