Një shtetas shqiptar, ndërsa tentonte të ngjitej në një apartament për të vjedhur, ka përfunduar i shtruar në spital pasi ka rënë nga 10 metra lartësi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali, ku 20-vjeçari shqiptar ka tentuar të hyjë në godinën e një pallati për të vjedhur. Por, gjatë ngjitjes ai ka humbur kontrollin dhe ka rrëshqitur, duke rënë në tokë.
Sipas medias italiane, 20-vjeçari u gjet i shtrirë në tokë, në gjendje jo të mirë shëndetësore. Më pas u lajmërua ambulanca dhe policia. Tani ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ndaj tij kanë nisur hetimet.