• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Itali- Spanjë… ja 5 duelet më interesante mes tyre

by Java News
27/06/2016 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sfida Itali-Spanjë mund të ishte finalja e këtij Europiani, por fati e donte që të dyja skuadrat të përballeshin shumë shpejt për të vazhduar rrugën drejt ëndrrës. Dueli italo-spanjoll nuk është diçka e re për futbollin sepse edhe më parë skuadrat janë përballur plot 35 herë mes tyre. Deri tani gjithçka është e barabartë, sepse të dyja skuadrat kanë arritur nga 10 fitore secila dhe 15 barazime. Faqja zyrtare e UEFA-s ka përzgjedhur 5 sfidat e paharrueshme mes Italisë dhe Spanjës.

C_29_articolo_1105370_upiImgLancioOriz

Kupa e Botës 1934

Italia shpallet kampione e botës, por përpara se të ngrinte kupën fillimisht iu desh të eliminonte Spanjën. Dueli i hekurt i çerekfinaleve dukej se nuk do të kishte një fitues sepse në 90 minutat e para dhe në shtesë asnjëra prej skuadrave nuk po fitonte. Golit të spanjollit Regueiro në pjesën e parë iu përgjigj Ferrari në fundin e 45 minutave. Ndeshja u luajt sërish 1 ditë më vonë dhe “axurrët” triumfuan me golin e Meazës, i cili dërgoi në gjysmëfinale skuadrën e tij. Më pas, Italia u përball me Austrinë në gjysmëfinale dhe Çekosllovakinë në finale.

Europiani 1988

Një betejë taktike në Frankfurt, e cila i buzëqeshi Italisë. 19-vjeçari Paolo Maldini bëri një ndeshje spektakolare duke nxjerrë jashtë loje mesfushorin spanjoll Mishel. Sfida ishte e vlefshme për grupin e parë, në të cilin bënte pjesë Gjermania Perëndimore dhe Danimarka. Italia arriti të triumfonte ndaj Spanjës me rezultatin 1-0 dhe golin e shënoi Xhanluka Viali në minutën e 73-të. Spanjollët nuk patën asnjë shans për të reaguar, madje nuk arritën të kualifikoheshin për më tej.

italia_spagna_2a1_r.baggio.gol_2a1_a.jpg_480_480_0_64000_0_1_0

Kupa e Botës 1994

Duelet e hekurta nuk kanë fund mes Italisë dhe Spanjës. Fati i takoi sërish në Kupën e Botës së vitit 1994, e cila u zhvillua në SHBA. “Axurrët” dhe “Furia e Kuqe” u përballën në çerekfinalet e kompeticionit dhe në gjysmëfinale shkoi skuadra e drejtuar nga Arrigo Saki. Italia fitoi 2-1 falë golave të Roberto dhe Dino Baxhos. Spanja e barazoi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë dhe ishte Kaminero, i cili në minutën e 58-të shpresoi te përmbysja. Përpara 54 mijë tifozëve, Roberto Baxho shënon golin e triumfit vetëm 2 minuta nga koha e rregullt dhe Italia siguron gjysmëfinalet.

Europiani 2008

Spanja thyen mallkimin italian. Në çerekfinalen e kampionatit europian, ekipi i Luis Aragones kualifikohet falë penalltive. Pas përfundimit të sfidës, tekniku spanjoll tha se nuk i kishte parë kurrë lojtarët e tij të nervozuar. Pas përfundimit të kohës së rregullt dhe shtesës me rezultatin 0-0, ekipet iu drejtuan penalltive. Nga “ruleta” e 11-metërshave spanjollët tregohen më të saktë dhe sigurojnë gjysmëfinalen kundër Rusisë. Në finalen me Gjermaninë, vendosi goli i Torresit dhe Spanja u shpall kampione.

Europiani 2012

Finalja e mallkuar për Italinë. “Furia e Kuqe” bën dopietë kupash duke triumfuar 4-0 përballë Italisë. Siparin e golave e hapi David Silva, ndërsa më pas shënuan Alba, Torres dhe Mata. Më parë skuadrat u përballën edhe në fazën e grupeve, por aty nuk kishte fitues dhe ndeshja përfundoi 1-1./Panorama/a.k

Next Post

Reforma/ Lu: Basha ka gjetur gjithmonë justifikime, deputetët të votojnë më 21 korrik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In