Vetëm pak ditë pas tragjedisë së Mesdheut, një tjetër mjet lundrimi është përmbysur sot. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave në brigjet italiane një gomone me 84 emigrantë është përmbysur sot në ujërat e Libisë.
Është dashur ndërhyrja e Rojës Bregdetare italiane e cila me të marrë njoftimin nga vetë emigrantët përmes një telefonate ka bër të mundur shpëtimin e tyre.
Të 84 emigrantët ishin meshkuj dhe me origjinë nga Afrika e Veiut. Kohët e fundit fenomeni i emigrantëve që futen në vendet e zhvilluara evropiane në mënyrë klandestine është kthyer në një shqetësim edhe për vetë BE.
Redaksia Online
(Javanews.al)









