Ndërkohë, autoritetet kanë deklaruar 386 viktima, që çojnë nëmë shumë se 105 mijë numrin e viktimave në total.
Niveli i pozitivitetit është në rritje, 8.15 nga 7.2% e ditës së djeshme, dhe numri i të shtruarve në spitale është në rritje me 565 persona vetëm gjatë një dite.
Sot është Emilja-Romanja rajoni italian më i goditur, me 2118 raste, e ndjekur nga Lombardia, Piemonte dhe Lacio, këto dy të fundit në rritje të dukshme rastesh.
Ndërkohë sipas autoriteteve shëndetësore, trendi i epidemisë është në ngadalësim, por jo në rënie. Sipas tyre, “shifrat na thonë se jemi ende në mesin e valës së tretë, duhet të kemi durim, sepse ekuilibri është i brishtë dhe virusi transmetohet ende lehtësisht në vend”.