Autoritetet italiane sekuestrojnë një tjetër sasi të madhe droge e cila vinte nga Shqipëria.
Guardia Di Finanzzia ka zhvilluar një operacion antidrogë në Ankona, ku u sekuestruan plot 2 ton kanabis.
Gjatë aksionit u ndaluan edhe 3 persona identiteti i të cilëve nuk bëhet ende me dije. “Il resto del carlino’ shkruan se lënda narkotike ishte e fshehur në një kamion me panele gipsi.
Nëse lënda narkotike do të hidhej në tregun me pakicë ajo të kapte vlerën e 20 milionë eurove./a.m.










