Nga sulmi kanë mbetur të plagosur rëndë Pier Francesco Ferrari, 35 vjeç dhe 23-vjeçari shqiptar Atilio Ndrekai. Ata dyshohet se janë telefonuar dhe më pas kanë shkuar në një parking, ku janë përballur me 4-5 persona, të cilët kanë nisur t’i godasin me shkopa bejsbolli duke përfunduar në spital në kushte shumë të rënda.
Sipas autoriteteve italiane, karabinierët që po hetojnë këtë çështje janë të kufizuar për sa i përket dinamikës dhe arsyeve të pritës, por pista kryesore mbetet ajo e larjes së hesapeve.
Ndërkohë që prokuroria ka hapur një dosje kundër të panjohurve me vrasje në tentativë si hipotezë e krimit.
(BalkanWeb)