Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 5 viktima nga koronavirusi, për një total prej 35.102 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 274 raste të reja pozitiv për një total prej 245.864 si dhe 128 pacientë të shëruar
Në Rajonin e Lombardisë sot, si edhe dje, u regjistruan 0 viktima nga koronavirusi për një total të pandryshuar prej 16 801 vdekje, si edhe 79 raste të reja të pozitivitetit Covid, shifër që e rrit në 95 847 numrin e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në Itali.
Ministria e Shëndetësisë në Itali ka botuar raportin e monitorimit javor të emergjencës Covid, sipas të cilit mosha mesatare e rasteve të infeksionit në Itali është ulur në 40 vjeç.
Në raportin javor Covid në Itali thuhet gjithashtu se ulja e moshës mesatare të të prekurve mbart një rrezik më të ulët kërcënues për shërbimet spitalore.
/e.rr